shqiperi

U shpall në kërkim për atentatin ndaj Alban Bruçit në Shkodër, 20-vjeçari djali i ish-presidentit të Vllaznisë

Tornato Fusha, 20-vjeç dhe Bajram Cerkoja, 24-vjeç, janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se janë personat që kanë marrë pjesë në atentatin ndaj Alban Bruçit, që iu bë pritë mbrëmjen e 25 gushtit.

Të rinjtë po kërkohen nga Policia e Shkodrës dhe janë identifikuar dy ditë pas ngjarjes së rëndë.

Të lidhura

None found

Ndërkohë abcnews.al mëson se njëri nga dy rinjtë e shpallur në kërkim, konkretisht Tornato Fusha është i biri i ish-trajnerot të Vllaznisë, Valter Fusha.

Para 2 vitesh, Alban Bruçi është konfliktuar për motive të dobëta me Tornato Fushën.

Ky konflikt dyshohet të jetë motivi pse Tornato Fusha dhe Bajram Cerkoja qëlluan me armë zjarri, mbrëmjen e datës 25.08.2022, automjetin që drejtohej nga Alban Bruçi.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 25 gushtit, rreth orës 21:30, në lagjen “Partizani” .

Autorët qëlluan me breshëri në drejtim të mjetit tip “Audi”, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 20 predha.

Asnjë prej plumbave nuk e ka kapur të riun, i cili ishte në makinë. Pas ngjarjes ai ka shkuar në polici, ku edhe ka denoncuar. Ndërsa në dëshminë e tij ka thënë se nuk i njeh autorët.
Alban Bruçi është person i njohur për policinë e Shkodrës pasi ka qenë i ndaluar nga policia si i dyshuar për tentativë vrasje ngjarje e ndodhur në 2016-en. Ai ka bërë një vit burg.

të fundit

Musliu i kërkon Evropës ta marrë seriozisht zërin e shqiptarëve

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas përfundimit të “Marshit për Liri”, i cili u mbajt sot në Prishtinë…

21 seconds ago

Dorëheqja e studiuesit të Anthropic ndez debatin për rreziqet e inteligjencës artificiale

Një debat i fortë ka shpërthyer në botën e teknologjisë pas dorëheqjes së studiuesit të inteligjencës artificiale Jacob Coxon nga…

10 minutes ago

Bulevardi mbushet me mijëra protestues, shpaloset flamuri kuq e zi para Kryeministrisë; diaspora: Nga Europa vijmë sot, Shqipërinë s’e lëmë dot

Bulevardi është veshur kuq e zi. Me mijëra i janë bashkuar protestës kundër Ramës. Diaspora shqiptare i është bashkuar gjithashtu…

18 minutes ago

Diego Moreira shpërthen me dy gola, Milani barazon në transfertën ndaj Lazios

AC Milani ka bërë një rikthim të madh për të marrë një pikë në udhëtim te Lazio.“Rossonerët” ishin në disavantazh…

32 minutes ago

Mickoski: Institutions are investigating several corruption cases

Kryeminsitri i vendit, Hristijan Mickoski në një dalje për media bërit të ditur se po ndjekin disa raste të korrupsionit.…

36 minutes ago

The 105th protest against the government is held, citizens and the diaspora gather in Skënderbej Square: Edi Rama, resign

Ka nisur protesta e 105-të kombëtare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kanë paralajmëruar vijimin e qëndresës. Tubimi i…

37 minutes ago