shqiperi

“U shokova”, ia vranë djalin para syve, flet babai i Arian Gosës: Nuk mendonim se ngjarja e marsit vazhdonte

Babai i Arian Gosës, 48-vjeçari që u ekzekutua me plumb në kokë teksa ishte duke konsumuar kafen me të atin ka folur për mediet.

Ai ka deklaruar se nuk e mendonte që ngjarja e marsit do të vijonte.

Të lidhura

None found

Në mars, Altin Rexha bashkë me Edmond Gosën, pas një konflikti vranë njëri tjetrin.

Babai i Arianit tha se për këtë arsye e quanin të mbyllur çështjen.

“Ne nuk mendonim se ngjarja e marsit do të  vazhdonte. Në ngjarjen e parë, vdiqën të dy. Nuk kishte pse të vazhdonte me kjo histori. Neve nuk ruheshim, pasi s’na shkonte ndër mend që familja Rexha do te vazhdonte. Djali im Arjani pak dite me parë kishte ardhur nga Italia, pasi jetonte atje. Dolëm te pinim kafe dhe të ndiqnim ndeshjen Napoli-Inter. Ishim ulur të ajo tavolina aty, pasi konsumonim cigare dhe ishim kthyer me shpinë nga rruga dhe po shikonim ndeshjen. Nuk e pamë fare. Vetëm kur plasi arma. Ktheva kokën dhe pash qe Arjani u këput dhe pash një person qe doli me vrap. U shokova kur pash tim bir te goditur në kokë. S’kishte asnjë shprese, humbi jetën menjëherë. Nuk di çfarë te them me shumë,”ka deklaruar ndër të tjera Osman Gosa, babai i Arjan dhe Armand Goses, të cilët mbeten viktima në harkun e dy muajve.

Autori i vrasjes së 48 vjeçarit është vëllai i Altin Rexhës, Habib Rexha 31 vjeç i cili i është afruar tavolinës ku Arjan Gosa bashkë me babain e tij po kondsumonin kafen dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë./Albeu.com/

të fundit

SDSM: Delayed salaries show the dire state of public finances as debt continues to rise

Mes skandalit të Bankës Alta, pagesat e pagave po vonohen në disa institucione shtetërore, përfshirë kompaninë më të madhe të…

5 minutes ago

Tax evasion of more than €1 million / Fier Prosecutor’s Office sends Sekilda company to trial, administrator accused of concealing income

Prokuroria e Fierit, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kompaninë “Sekilda” sh.p.k. dhe administratorin e saj, Seferin Lazeraj,…

5 minutes ago

US offers up to $20 million for information on Iran’s nuclear activity, Iron Gate Task Force created

Shtetet e Bashkuara kanë shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për këdo që ofron informacione mbi programin bërthamor…

6 minutes ago

Students’ next move revealed, professors also involved in talks

Studentët po i japin një dimension të ri organizimit të tyre, duke nisur ngritjen e forumeve të përbashkëta të diskutimit…

7 minutes ago

Burim Ramadani: Pushteti mbështetet vetëm te propaganda

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka kritikuar pushtetin, duke e akuzuar për propagandë dhe mungesë të rezultateve konkrete në përmirësimin…

7 minutes ago

Ardita Sinani casts her vote in the elections for the Albanian National Council

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka votuar në kuadër të zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar Shqiptar, të cilat mbahen…

8 minutes ago