Gjykata Kushtetuese konstatoi shkeljen e të drejtës së informimit për mbrojtjen e mjedisin në ligjin për ndërtimin e hidrocentalit mbi Drinin e Zi në Skavicë të Kukësit.
Gjykata ka urdhëruar autoritetin për ndreqjen e gabimit procedurial për nxjerrjen e ligjit në lidhje me informinin e gjendjes dhe mbrojtjes se mjedisit.
Pasi tre organizata kërkuan shfuqizimin e ligjit për ndërtimit e hidrocentralit, Gjykata është shprehur se Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave nuk kanë kryer procese konsultative me publikun dhe nuk kanë garantuar pjesëmarrje efektive që në fazën e hershme të hartimit të projektligjit, ku të gjitha alternativat të ishin të hapura dhe komuniteti i zonës të mund të merrte pjesë, sipas detyrimeve të Konventës së Aarhus-it.
“Konstatimin e shkeljes së të drejtës për informim për gjendjen e mjedisit dhe mbrojtjen e tij, të garantuar nga neni 56 i Kushtetutës, në procedurat e miratimit të ligjit nr. 38/2021.
Ndërkohë, në seancën e kaluar, Shoqata “Për Mbrojtjen e Pronave dhe Mjedisit të Pellgut të Drinit të Zi”, Shoqata “Kundërshtimi ndaj Digës së Skavicës” dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit paraqitën konkluzionet e tyre, duke kërkuar shfuqizimin e ligjit.
Sipas tyre, ligji i 23 marsit 2021, bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, nuk merr për bazë liritë e komunitetit ku do të ndërtohet hidrocentrali, godet konkurrencën.
Ditën e sotme, një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, ku si pasojë ka humbur jetën një i ri shqiptar.…
Dy vëllezër shqiptarë, Blerim Buci, 41-vjeç, dhe Besmir Buci, 32-vjeç, janë arrestuar nga policia greke, si autorë të dyshuar të…
Në Madrid, nga tifozët te presidenti Perez, të gjithë besonin se me afrimin e Alonso-s, Carlo Ancelotti, do të ishte…
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, një kërkesë-padi kundër…
Në një postim në platformën Truth Social, drejtuar kryeministrit kanadez Mark Carney, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njofton…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.7 lekë dhe do shitet me…