shqiperi

U shiste nxënësve të shkollave drogë, arrestohet 26-vjeçari në Bulqizë, i sekuestrohen 200 doza kanabis

Policia ka vënë në pranga një 26-vjeçar në Bulqizë që shiste kanabis në afërsi të shkollave.

Gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i kanë gjetur në banesë lëndë narkotike canabis sativa e ndarë në 200 doza të vogla gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla në afërsi të shkollave.

Sekuestrohen 200 doza cannabis sativa, vihet në pranga poseduesi

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Dibër , në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, si dhe  mbi bazën e kontrolleve dhe informacioneve të marra në rrugë policore se një shtetas dyshohej se posedonte në banesë lëndë narkotike dhe e përgatiste në doza të vogla duke e shpërndarë në afërsi të shkollave në qytetin e Bulqizës, kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll në banesën e tij.

Gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i kanë gjetur në banesë lëndë narkotike canabis sativa e ndarë në 200 doza të vogla gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve hetimore nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. R.,29 vjeç, banues në Bulqizë./albeu.com

 

të fundit

Kriminalizimi i shpifjes në Kodin e ri Penal, Arben Rakipi: Të mos përjashtojmë gazetarët

Ditën e sotme, u mbajt tryeza e dytë e prezantimit të draftit sa i përket Kodit të ri Penal. Drejtori i…

26 minutes ago

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë/ KQZ hedh shortin për renditjen e subjekteve politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka nisur të enjten procesin e tërheqjes së shortit për renditjen e…

28 minutes ago

“Detyrim vëllazëror”/ Kim premton mbështetje të plotë për l*ftën e Rusisë kundër Ukrainës

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha se shteti i tij e “mbështet plotësisht” ushtrinë e Rusisë, si…

30 minutes ago

FOTO/ Lori pozon me të kuqe, shfaqet provokuese me bikini në det

Ish-banorja e “BBVA” Loredana, ka përvëluar rrjetin minuta më parë. Ajo ndau disa poza shpërthyese në deti. Këto janë 4…

36 minutes ago

Paralajmërimi i Ramës: Plazhet e Ksamili dhe Dhërmiut do i marrin në menaxhim Bashkitë, kush është mësuar të dhunojë, as mos marrë guximin…

Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se plazhet e Ksamilit dhe Dhërmiut do t’i kalojnë plotësisht në menaxhim të Bashkive, për…

44 minutes ago

Përpunonte kokainën në Fier, kapet kimisti kolumbian i kërkuar nga interpoli

Samir Rosales Rodriguez, i njohur si “Kimisti” dhe pjesë e një grupi kriminal që merrej me transportin dhe përpunimin e…

56 minutes ago