shqiperi

U largua nga Shqipëria 25 vite më parë, sot është një hap larg Parlamentit italian (FOTO LAJM)

Anita Likmeta, vajza nga Durrësi, e larguar nga Shqipëria në vitin 1997, ishte padyshim emri më i përfolur e më i diskutuar pak ditë më parë, kur pushtoi lajmet e portalet se është zyrtarisht kandidatja e parë shqiptare për një vend në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit Italian, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 25 shtator.

Por kush është Anita Likmeta dhe si arriti të bëhet pjesë e politikës së vendit fqinj? Ajo jeton në Itali prej moshës 11-vjeçare. E diplomuar në Universitetin “La Sapienza” në Romë, ajo punoi si gazetare për “Huffington Post Itali”. Emri i saj spikat edhe për faktin se sipërmarrësja shqiptare në Itali, anëtare e Konfindustrisë italiane është përzgjedhur po ashtu si një nga 150 zonjat më të fuqishme në Itali, në një renditje për gratë më të famshme nga fusha të ndryshme.

Të lidhura

None found

Në zgjedhjet e 25 shtatorit, Anita synon të sigurojë një vend në parlamentin me 945 deputetë, në të dyja dhomat e saj, ndërsa në legjislaturën e ardhshme, do reduktohen në 600.  Anita ka folur për detajet e fushatës së saj në A2 CNN dhe pritshmëritë drejt 25 shtatorit.

“Kjo është një fitore për një shqiptar. Në fund fare, komuniteti shqiptar nuk ka pasur kurrë një përfaqësues. Duhet të presim për të folur për rezultatet, është shumë herët tani, por fushata shkon shumë mirë. Është një luftë. Po flas me komunitetin shqiptar në Itali. Ne jemi një komunitet i madh. Jemi komuniteti i dytë më i madh në Itali. Shqiptarët meritojnë të kenë një zë që flet për ata.

Tematika e fushatës time janë gratë, të rinjtë, janë edhe mbështetja për ata që kanë bërë shkollën në Itali dhe kanë nevojë për të marrë pasaportën. Duan mbështetje.

Unë kam kaluar 15 vite në dyert e institucioneve italiane për lejen e qëndrimit. Shqiptarët janë pranë meje, pasi kanë kaluar të njëjtën gjë”.

Në fund, Likmeta u shpreh se kjo më shumë është një betejë për italianët, pasi sipas saj, ata nuk kanë më të ardhme për fëmijët e tyre.

“Mua më pëlqejnë betejat dhe do t’ia dalim mbanë. Kjo është beteja e italianëve. Janë ata që nuk kanë të ardhme për fëmijët e tyre. Kjo është betejë për shqiptarët, sepse është e nevojshme që edhe ne të kemi një përfaqësim për institucionet italiane. Por emigrantët dinë të mbijetojnë. Kështu, kjo është beteja më e madhe për italianët”, u shpreh Likmeta.

të fundit

Avokati Spartak Ngjela paralajmëron Ramën: Dorëzimi i Sazanit përbën tradhti kombëtare dhe dënohet me burg

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka reaguar ashpër ndaj mundësisë së dhënies së ishullit të Sazanit një shteti tjetër, duke e…

2 minutes ago

Protesta hyn në ditën e 99-të, qytetarët paralajmërojnë praninë para Parlamentit

Protesta në ditën e 96-të të saj ka vazhduar edhe sot me thirrjet e zakonshme. Me ardhjen e muajit shtator…

2 minutes ago

Vangjel Tavo: Po punojmë për rikthimin e normalitetit pas zjarreve në Himarë, pranë familjeve të prekura

Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, ka bërë të ditur se puna në terren vijon për normalizimin e situatës pas…

3 minutes ago

New fire in Tërbun forests, flames suspected to have been deliberately started

PUKË- Një vatër e re zjarri është shfaqur në masivin pyjor të Tërbunit, vetëm pak ditë pasi zona u përfshi…

21 minutes ago

Trump appears with darker hair, new look sparks reactions online

Ndryshimi i dukshëm në ngjyrën e flokëve të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili është shoqëruar me imazhin e…

22 minutes ago

Izet Mexhiti welcomes an Arbëresh delegation from Vakarici on its first visit to North Macedonia

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka pritur sot një delegacion arbëresh nga Vakarici i Italisë, të kryesuar nga…

23 minutes ago