Dy persona janë arrestuar në Tiranë, pasi u kapën me armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në afërsi të Pallatit të Kulturës, ndodheshin dy shtetas të armatosur, Policia janë vendosur menjëherë në veprim duke arrestuar në flagrancë shtetasit A. K., 19 vjeç, banues në Shkodër, dhe R. P., 20 vjeç, banues në Kamëz.
Gjatë kontrollit të shtetasit A. K., shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit R. P., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, 82 000 dollarë amerikan, 590 000 lekë të rinj, pranga si ato të Policisë, katër mjete prerëse, një peshore elektronike, dhe dy aparate celulare.
Punohet për Identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tyre dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Victoria Beckham u rikthye në Instagram, vetëm disa orë pasi djali i saj, Brooklyn Beckham, bëri deklarata publike që shkaktuan…
Bagazh dore falas, vende falas për fëmijët pranë shoqëruesve dhe kompensim për vonesat e fluturimeve prej të paktën tre orësh,…
Mateo zgjodhi të shpëtojë Brikenën gjatë zinxhirit të shpëtimit të mbrëmshëm, pavarësisht nominimit që ajo i kishte bërë më herët.…
Një tjetër investim konkret në shërbim të futbollit shqiptar u inaugurua në Durrës, me hapjen e fushës së re pranë…
Trupi i Valentino-s është varrosur për dy ditë, me banorët e Romës që i japin lamtumirën stilistit legjendar të modës,…
Presidenti amerikan Donald Trump u shfaq në skenën e Forumit Ekonomik Botëror në Davos mes duartrokitjeve, duke mbajtur një fjalim…