shqiperi

U kap “mat” në dhomë me të dashurin, e reja nga Librazhdi: Më droguan, s’di çfarë më kanë bërë

Padyshim që historia e të resë nga Librazhdi i cila u kap mat nga vjehrri dhe nga vjehrra me të dashurin në krevat, teksa bashkëshorti i saj ishte në emigrim ka bërë xhiron në rrjetet sociale.

Sot në emisionin “Me zemër të hapur” të Neës 24, nusja 20-vjeçare ka folur për herë të parë për këtë ngarje duke dhënë versionin e saj.

Në një moment nusja shprehet se ata më droguan dhe ajo kë përfunduar në spital.

“Unë kisha një muaj që rrija me atë djalin. Se i kisha kërkuar burrit të më merrte me vete, por më kishte lënë në Shqipëri.  Atë natë isha të flija gjumë. Më droguan, nuk e di ça më kanë bërë. Ata kishin një çelës të vetin. Hëngra darkë me ta. Kosumova ushqim me ta. Nuk mbaj mend asgjë. Vajta në spital, nuk isha mirë. Kisha shenja në trup. Nga ora 10 ishte ai djali aty, ata erdhën më kapën me shumë komshinj. Ai nuk e dinte që isha e martuar, “ ka thënë 20-vjeçarja.

Pjesë nga fjala e nuses:

Vetëm flija ke shtëpia ime, të tjera i bëja tek vjehrra dhe vjehrri. Vetëm sa flija në kat të parë. Gjendja emocionale nuk është e mirë. Jo nuk është e mirë. (Qan). Ika me fjet gjumë dhe nuk e di ca me droguan dhe çelësin e kishin lënë jashtë. E kishin një çelës të vetin ato.” tha 20-vjeçarja.

“Në darkë kam ngrënë me ta. Rreth orës 9 të mbrëmjes në darkë. Nuk e di nuk mbaj mend dhe nuk e di ca ndodhi atë nate. Atë natë isha në spital më vunë oksigjen me dhimbtë trupi dhe akoma kam dhimbje. Në spitalin e Librazhdit, ika rreth orës 12 të natës. Më dridhej trupi, kisha tensionin e ulët.”

Duke u ndalur në lidhjen jashtëmartesore që kishte, e reja tha se djalin në fjalë e kishte njohur prej një muaj e gjysmë.

“Ishte ai djali aty. Më kapën aty. Me komshinj dhe me shkopinj. Kemi një muaj e gjysmë me atë djalin. Ai nuk e dinte që isha e martuar.” tha nusja 20-vjeçare.

“Ata thjeshtë të më thonin. Pse e çuan punën deri këtu. Ka qenë vjehrri dhe vjehrra. Ishin mbledhur të gjithë burrat aty. Më tha vjehrri një fjalë shumë të pisët. Nuk e kisha kuptuar se e kishin parë edhe herë tjetër. As nuk më thanë asgjë. Edhe tani po ashtu.”

“ I thoja më merr në Gjermani se nuk jetoj dot. Ai më thoshte jeto atje ke mami. Unë i thoja se jam bërë si shërbëtore. Më kanë dhunuar shumë vjehrra më kapi për flokësh. Gjyshi po ashtu e kam trupin me shenja. Djemtë është kunati dhe njëri është komshiu. Ishin mbledhur të gjithë. Kunati ma ka filmuar videon. I vogli. Ai që jeton me prindërit.” tha nusja e re. /albeu.com

të fundit

Horoskopi 14 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të lidhur me partnerin…

3 hours ago

Protesta të reja në të gjithë Serbinë, mbështetësit e Vuçiç qëllojnë protestuesit me mjete piroteknike

Në disa qytete të Serbisë edhe sonte janë mbajtur protesta antiqeveritare, ku po ashtu nuk ka munguar përleshja mes demonstruesve…

4 hours ago

FOTO/ Gjesti zbulon arsyen e mungesës nga muzika: Po përballem me një padrejtësi

Gjesti ka folur për herë të parë rreth mungesës së tij në skenën muzikore, duke ndarë me ndjekësit një mesazh.…

4 hours ago

Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen “kokë më kokë” dy automjete

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan. Përplasja ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Azotikut, ku…

5 hours ago

Aktivizohet një tjetër vatër zjarri në Gramsh, banorët e fshatit Ermenj kërkojnë ndërhyrje urgjente, rrezikohen banesat

Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Gramsh. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Ermenj. Fatkeqësisht zjarri po…

5 hours ago

Zjarret në vendin tonë, Greqia sensibilizohet me Shqipërinë: Jemi duke monitoruar situatën

Ambasada e Greqisë në Shqipëri i ka shprehur ngushëllime dhe mbështetje vendit tonë për situatën e krijuar nga zjarret. Përmes…

5 hours ago