shqiperi

U arrestua me urdhër të SPAK, cilat akuza rëndojnë ndaj Jorgo Goros

SPAK ka dhënë urdhën për arrestimin e Kryetarit të bashkisë në himarë, Jorgo Goro.

Ai është akuzuar për “Shpërdorim detyre” pasi dyshohet se gjatë kohës që ka qenë në krye të Bashkisë ka dhënë leje për ndërtimin e një objekti në shkelje me ligjin. Veç tij, gjykata antikorrupsion aprovoi arrest me burg dhe për pronarin e tokës.

Kurse për tre të tjerë u vendos arrest shtëpie. Hetimet ndaj kryebashkiakut Goro nisën pas një kallëzimi të depozituar nga paraburgimi prej nga rivalit të tij Fredi Beleri, i cili e mposhti në zgjedhjet e 14 majit të vitit të kaluar. Beleri u dënua për shitblerjet votash dhe njihet si një kryetari i zgjedhur i Himarës, por që për shkak të burgosjes së tij detyrën e kryebashkiakut vazhdonte ta mbante Jorgo Goro. Hetimi ndaj Goros qe me arrestimin e tij, bashkia e Himarës ngelet pa kryetar kulmoi gjatë vjeshtës, atëherë kur veç tij i thirr për tu pyetur edhe investitori strategjik Artan Gaçi bashkëshort i Olta Xhaçkës.

Megjithatë hetimi i SPAK ngriti pikëpyetje për veprimtarinë e Goros dhe të dyshuar të tjerë qe vlerësohen se u implikuan në falsifikim dokumentash në shkelje të ligjit.

Por krahas kësaj padie SPAK i është referuar dhe raportit zyrtar të Kontrollit të Lartë të Shtetit i cili ka evidentuar disa dyshime në lidhje me shkeljen e barazisë në tendera por edhe me investime të caktuara në qytetin e Himarës, gjatë kohës ku Goro mbante postin dhe mandatin e tretë të kryebashkiakut të Himarës. Gjetja më e rëndësishme e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka të bëjë me ndërtimin e një resorti në këtë zonë dhe me proceduat se si janë dhënë lejet e ndërtimit në zonën bregdetare të Himarës.

Pak kohë më parë Goro u paraqit në SPAK ku dha sqarime për këto dy çështje. Ndërkohë mësohet se në total SPAK krahas kryebashkiakut Jorgo Goro ka ngritur akuza dhe për katër persona të tjerë. Pak ditë më parë SPAK pranoi për TCH se po kryen hetime ndaj 18 kryebashkiakëve dhe ish kryebashkiakëve.

të fundit

Criminal government”/ Protesters march toward the prime minister’s office on the 121st day of protests

Ka nisur marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë sot në ditën e 121 kundër qeverisë. Protestuesit brohorasin “Nuk shitet Shqipëria, shitet…

3 seconds ago

AA: Albanians will not accept waiting another decade

Aleanca për Shqiptarët thonë se shqiptarët respektojnë identitetin dhe gjuhën maqedonase, mirëpo edhe marrëveshjet ndërkombëtare duhet të zbatohen."Ne shqiptarët gjithmonë…

1 minute ago

MedSportTech 2026: Tirana pret kongresin ndërkombëtar mbi të ardhmen e mjekësisë sportive

Tirana do të mirëpresë nga 13 deri më 15 tetor 2026 MedSportTech International Congress, një aktivitet që synon të krijojë…

2 minutes ago

Zulfaj asks Hungary to support Kosovo’s EU candidacy

Gjatë vizitës në Budapest, kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, zhvilloi takime të ndara me zëvendëssekretaren…

2 minutes ago

Kurti calls for concrete measures on the rights of Albanians in the Preševo Valley

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp, të cilin…

2 minutes ago

Kosovo Women’s Network condemns killing in Gjilan: Violence against women cannot be justified

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka shprehur shqetësim të thellë për vrasjen e një gruaje në Gjilan, e cila…

3 minutes ago