shqiperi

U abuzua seksualisht nga kushëriri kur ishte 6 vjeç, “rrëfehet” nëna e të riut: Gjyshja i tregonte filma porno

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti u trajtua ngjarja e abuzimit seksual të një 18-vjeçari, i cili denoncoi publikisht se në moshën 6 vjeçare është abuzuar nga kushëriri i tij.

Një 18-vjeçar i cili u rrit në familjen e babait të tij dhe me prindër të divorcuar. Nëna e pati të pamundur të kujdesej për të deri në moshën 7-vjeçare, pasi marrdhënia e saj me bashkëshortin dhe njerëzit e tij ishte konfliktuale, ajo dhunohej dhe poshtërohej. Pas moshës 7-vjeçare ai bashkohet me nënën por gjatë gjithë kohës i ndrojtur, i stepur dhe i mbyllur në vetvete. Vetëm pak kohë më pare ai i rrëfeu nënës se ishte abuzuar seksualisht disa here nga një i afërm, si dhe se gjyshja kur ai ishte vetem 4 vjeç i vendoste të shikonte filma porno.

Të lidhura

None found

“Unë kam qenë e martuar dhe kam pasur një jetë të vështirë, pasi im shoq më dhunonte dhe më trajtonte shume keq. Jetoja bashkë me prindërit e atij, punonim shumë me bujqësi dhe im shoq shpesh ikte jashtë. Jam dhunuar dhe poshtëruar nga vet ai dhe njerëzit e tij. Erdhi në jete djali dhe vazhdonin keqkuptimet dhe dhuna dhe vendosa që në moshën 4 vjeçare djalin ta lija tek vjehrra dhe vet me burrin te iknim jashtë mendova se gjerat do rregulloheshin dhe do te merrnin drejtimin e duhur madje mendoja se pot e largoheshim do ishte pak me e qete situate se mendoja se mos ndikonin prindërit e tij, por jo ai vazhdonte e vazhdonte edhe pse ne jetonim asaj kohe tek vëllai im.

Vendosa te ndahesha, por që nuk kthehesha dot në Shqipëri sepse isha pa letra dhe mu desh qe 3 vite të qëndroja jashtë dhe te kthehesha kur djali beri 7 vjeç. Me shume vështirësi fitova djalin pasi as ata nuk ma jepnin dhe as djali nuk me donte pasi ishte rritur nga vjehrra me frymën e urrejtjes.

Pasi rifitova djalin unë u largova bashke me djalin dhe ndërtova një jetë të re ku sot jam e martuar, por nuk kam një fëmijë tjetër veç djalit nga martesa e parë i cili aktualisht është 18 vjeç. Djali qëndronte gjatë gjithë kohës shumë i mbyllur shumë i stepur pasi jeta e fëmijërisë e tij nuk kishte qenë e lehtë. Ai një ditë më rrëfeu se gjyshja i jepte të shikonte video porno dhe ishte abuzuar nga kushëriri i tij për disa herë me radhë. Ky ishte fundi dhe kulmi nuk dija çfarë të bëja dhe telefonova personin për të cilin djali me rrëfeu se kishte abuzuar. Ai sot ka ndërtuar jetën dhe është baba i një fëmije i shkruajta edhe nuses se tij dhe ai vet ma mohoi këtë gjë ashtu siç djali ju ka treguar hallave dhe babait, por që jo vetëm se kanë besuar, por e kanë ofenduar rëndë dhe akuzuar për gënjeshtra. Dua t’i demaskoj ata njerëz pasi fëmija im sot është i shkatërruar psikologjikisht dhe shpirtërisht”, u shpreh nëna e 18-vjeçarit./BW

të fundit

Nga Superga te Calciopoli: kapitujt më të errët të gjashtë klubeve të mëdha evropiane

Historia e futbollit evropian nuk është e ndërtuar vetëm mbi trofe, suksese dhe momente të paharrueshme. Disa prej klubeve më…

2 hours ago

The fractured relationship is heading toward an end”/ Ilir Kulla: Veliaj was transferred to Fier after clashing with Rama over the municipality’s signature

Analisti Ilir Kulla ka komentuar transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit, duke e lidhur këtë…

2 hours ago

Kosovo-Germany, focus on digitizing administration and simplifying procedures

Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…

2 hours ago

Faruk Muqolli declares €100,000 in cash, inherited land and two vehicles: the assets of the police officer linked to the Arlinda Zekaj case

Shefi në Departamentin për Operacione në Policinë e Kosovës, Faruk Muqolli, ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit pasurinë…

2 hours ago

Kosovë-Gjermani, fokus te digjitalizimi i administratës dhe lehtësimi i procedurave

Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…

2 hours ago

VIDEO/ Alen Vukaj, talenti 18-vjeçar shqiptar që po spikat te Interi dhe tërheq vëmendjen e UEFA-s

Alen VukajPërmes një videoje të radhës në rrjetet sociale, UEFA Youth League ka ndarë disa momente nga paraqitjet spektakolare që…

2 hours ago