shqiperi

Turizmi/ Rama mbledh kryebashkiakët e ministrat: 20 mln turistë, ambicia për ‘Shqipërinë 2030’

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ministrat dhe kryebashkiakët në kuadër të sigurisë për turistët. Rama tha se ky vit ka nisur me një rritje befasuese të numrit të turistëve. Vetëm për muajin mars, Rama tha se kemi pasur 90% më shumë turistë se në mars 2023.

Sipas kreut të qeverisë, ambicia për ‘Shqipërinë 2030’, sa i takon turizmit është që Shqipëria të arrijë numrin e 20 mln turistëve.

“Shumë kush kishte arsye për ta vënë në diskutim këtë parashikim (10 mln turistë) që nuk ishte si hedhje falli ose si ato premtimet që shpesh herë hidhen në ajër, nga njerëz që e bëjnë këtë gjë për të kërkuar vota apo për të kërkuar mbështetje dhe pastaj i merr era. Ishte tamam si ato parashikimet e rezultatit të zgjedhjeve që janë të bazuara na analiza faktike, të dhëna konkrete.

Sot nëse më pyesni se ku do jetë Shqipëria 2030 në raport me numrin e turistëve dhe nëse i kthehem objektivit tonë shumë ambicien për të pasur 20 mln turistë në 2023, kam shumë frikë se do gaboja pasi do na duhet të shohim edhe këtë vit dhe vitin e ardhshëm për të pasur siguri për një projeksion 5 vjeçar. Nuk është marrëzi të mendosh që kjo shifër do arrihet shumë më parë dhe që në 2020 kërkesa për Shqipërinë mund të arrijë deri në 30 mln. Por kur flasim për rritjen e kërkesës duhet të mos harrojmë asnjëherë ofertën, çfarë ne do bëjmë sot vit pas viti që oferta jonë ti përgjigjet rritjes dhe natyrës së kërkesës. Të garantojmë që kjo kërkese të vijë në rritje dhe mos të goditet nga cilësia e ulët e ofertës. Duhet të jemi të shqetësuar për këtë rrezik. Nuk ana duhet Shqipëri destinacion i turizmit masiv. S’na duhet thjesht të rrisim numrin e vizitorëve e të huaj, na duhet një vend që i ekuilibron të gjitha shtresat dhe kategoritë e turistëve. Nuk janë numrat që kanë rëndësi, pro cilësia e numrit. Në varësi nga kapaciteti i konsumit të një turisti përcaktohet edhe se sa interes ke.”

të fundit

Arrestohet në Durrës 50-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht, i dënuar në Itali me 6 vite burg për trafik narkotikësh

Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Shqipëri në kuadër të operacionit policor të koduar “FAST”.…

2 minutes ago

Six Detained in Gostivar After Footage of Gunfire at a Wedding Appears on Social Media

Gjashtë persona janë ndaluar, ndërsa një tjetër është ftuar në bisedë zyrtare pas të shtënave me armë gjatë një ahengu…

10 minutes ago

Shooting at In-N-Out Burger Restaurant in US Leaves Three Dead and Seven Injured

Tre persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur, disa prej tyre në gjendje kritike, pas një sulmi…

11 minutes ago

“Revolucioni i Flamingove” në Shqipëri/ ABC Australia: Protesta kundër Ramës, më e madhja që nga rënia e komunizmit

Media australiane “ABC Australia” i ka kushtuar një artikull të gjerë situatës në Shqipëri, duke u ndalur te protestat e…

11 minutes ago

Miner Feared Dead in Bulqizë Mine as Search Continues for 40-Year-Old

Vijojnë kërkimet për gjetjen e minatorit Ilir Kolaveri, i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në minierën e kromit…

11 minutes ago

Ozkan Ulutash Explains the Security Situation in Kosovo, Defense Measures and KFOR’s Contacts with Serbia

Komandanti i KFOR-it, gjeneral majori turk Ozgan Ulutash ka thënë se siguria në Kosovë është e qetë, dhe se pas…

12 minutes ago