shqiperi

Turizmi malor, Rama: Do mbështesim ngritjen e bujtinave! Bankat do mundësojnë kredi ku barrën kryesore ta ketë shteti

Pas hovit që mori turizmi detar qeveria synon turizmin malor.  Një program që synon mbështetjen e rrjetit të bujtinave nëpër male po punohet dhe së shpejti do të marrë dhe formë të konkretizuar për tu  bërë publik.

Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama sot gjatë podcastit të tij, ku kishte të ftuar dy zonja, Fatmira dhe Arjola të cilat kanë hapur bujtina, njëra në Gur të Bardhë, në Mat, në veri të Shqipërisë dhe tjetra në Nivicë, në malësinë e Labërisë.

Bëhet fjalë për mbështetje financiare në dhënien e kredive nga bankat për ngritjen e bujtinave, ku barrën kryesore do ta ketë shteti.

Një program ‘paketa e maleve’ apo fletorja e maleve, nuk e di si do ta quajmë. Jemi duke shkuar drejt finalizimit dhe do të bëjmë mbështetje për rrjetin e bujtinave nëpër male. Jemi duke folur dhe po e mbarojmë me bankat. Në mënyrë që bankat të na mundësojnë kredi ku barrën kryesore ta ketë shteti. Të bëjmë dicka të mirë, se kemi marrë cdo dy ditë emigrantë që duhen të kthehemi’ tha Rama.

Një tjetër problem që do të marrë zgjidhje është dhe legalizimi i tokave ku nuk është bërë ndarja e 7501. “Do të lehtësojmë dhe këtë” tha Rama.

Fatmira pranoi se është e nevojshme mbështetja e shtetit.

“Urojmë këtë gjë, se Guri i bardhë’ ka turizëm natyror dhe ushqimor. Na mungon vëmendja”

Qeveria po synon dhe nxitjen e shqiptarëve të emigruar jashtë të kthehen për të rivitalizuar banesat e gjyshërve në zona të thella të Shqipërisë.

“Kush i vë energjitë dhe ambiciet për të ardhmen tek truadhi i të parëve në male, vë bastin më të sigurtë. Nuk është e lehtë por në fund të muajit llogaria del më mirë, që të mos flasim më pas për radiografinë e mushkërive. E sigurtë që do na përcillni në mes të Tiranës” tha Rama.

të fundit

Situata e zjarreve në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 2 vatra aktive në orët e fundit, ja ku po ‘luftohet’ ende me flakët

Ministria e Mbrojtjes ka bërë përditësimin e fundit lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimi të Ministrisë së…

14 minutes ago

“Pashë babin të godiste mamin”, zbardhet dëshmia e njërit prej fëmijëve të 36-vjeçares

Një vrasje brutale ndodhi në Volos të premten pasdite, më 22 gusht, ku një burrë 40-vjeçar goditi për vdekje gruan…

42 minutes ago

4% më shumë turistë se në 2024/ Instat: Shqipëria u vizitua nga 6.6 milionë të huaj në 7 muaj

6.6 milionë shtetas të huaj kanë vizituar Shqipërinë në periudhën janar-korrik të këtij viti. Instituti i stattistikave ka publikuar raportin…

59 minutes ago

Zjarr në zonën mes Dërmishit dhe Rumanxës, era favorizon përhapjen e flakëve (VIDEO)

Mesditën e sotme, një vatër zjarri është aktivizuar në zonën malore mes fshatrave Dërmish dhe Rumanxa në bashkinë Finiq.  …

1 hour ago

Rritet konsumi i energjisë në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, bën publike se 13 gushti, ishte dita me konsumin më të…

2 hours ago

E rëndë/ Ndërron jetë djali i reperit të njohur shqiptar

Dhimbje e madhe për familjen e reperit shqiptar Marin, i cili ka njoftuar në rrjetet sociale se ka humbur djalin…

2 hours ago