Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Milot-Mamurras ku u përfshi dhe një mjet i eskortës së ish-kryeministrit Sali Berisha që po rikthehej në Tiranë nga Kurbini.
Pas këtij aksidenti ku u vu në dyshim shëndeti I ish-kryeministrit, ka reaguar Ervis Tushe, truproja e Berishës.
Tusha shprehet se pas takimit në qytetin e Laçit rrugës në kthim në autostradën Milot-Mamurras, në drejtimin e tyre ka ardhur një Mercedes i Bardhë 190 me targa të Kosovës, në kundravatje.
Truproja bën me dije se makina në shpejtësi do të përplasej direkt me makinë e Berishës por është shmangur me shpejtësi shoferi.
Po ashtu dhe dy makinat pas janë shmangur, ndërsa makina e tretë e ndodhur ballë për ballë ka bërë një frenim të fortë për ta shmangur ku si pasoje eshte goditur nga mbrapa nga një mjet rastësor.
Reagim i Ervis Tushes, truproja ish-kryeministrit z. Sali Berisha:
Pas takimit ne qytetin e Laçit, rreth ores 19:02, rruges ne kthim ne autostraden Milot-Mamurras, ne drejtimin tone vjen nje Mercedes i Bardhe 190 me targa te Kosoves, me shpejtesi ne kundravajtje.
Fale aftesise te shoferit te makines se z. Sali Berisha u be e mundur shmangia e menjehershme e perplasjes, pasi makina ne kundravajtje ishte me shpejtesi tej normave te lejuara, po keshtu edhe dy makinat pas makines se z. Berisha, ndersa makina e trete e ndodhur balle per balle ka bere nje frenim te forte per ta shmangur ku si pasoje eshte goditur nga mbrapa nga nje mjet rastesor.
E gjitha kjo ka ndodhur per shkak te shoferit qe po I jepte makines me shpejtesi ne autostrade ne korsine e gabuar. Fale zotit te gjithe jemi ne gjendje te mire shendetesore, perfshire doktor Berisha. /albeu.com/
Dashi Asgjë e veçante për te dashuruarit gjate kësaj dite. Rutina do e pushtoje lidhjen e tyre dhe nuk pritet…
Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj udhëheqësve të Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha. Sekretarja e shtypit…
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i ka garantuar emirit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, se Turqia do të…
Shqipëria ka arritur një fitore tepër të rëndësishme në Kualifikueset e Botërorit 2026, duke mundur 1-0 Letoninë, në një “finale”…
Pjesa e parë e sfidës Serbi – Angli foli qartë për “Tre Luanët”, të cilët shënuan dy herë brenda pak…
PPE-ja nuk mund të mbyllë sytë ndaj asaj që po ndodh në Serbi, tha për Euronews kreu i PPE-së, Manfred…