shqiperi

Trupat e emigrantëve që humbën jetën në aksidentin tragjik, dërgohen drejt morgut të Lushnjës

Trupat e viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi këtë mëngjes në Këlcyrë, u dërguan në morgun e spitalit të Lushnjës.

Sipas informacioneve, trupat e emigrantëve të paligjshëm, që u dërguan në morgun e Lushnjës për shkak të kushteve frigoriferike, do të qëndrojnë aty deri në identifikimin e tyre. Në morg, ndodhen ekspertët mjeko-ligjorë.

Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit rreth 1 km larg Këlcyrës, pranë fshatit Kuqar. Mjeti që drejtohej me shpejtësi mbi 200 km në orë nga një shtetas shqiptar nga Shkodra, i identifikuar si Edison Bregaj, transportonte 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta. Automjeti tip veturë me plot 8 persona në bord ka kryer sipas ekspertizës një fluturim të gjatë ajror pasi ka dalë nga rruga. Më tej ka goditur shpatin e pjerrët në drejtim të lumit Vjosa dhe për shkak të shpejtësisë ende të lartë ka vijuar rrotullimet disa herë duke shkëputur pjesë të tij gjatë lëvizjes e duke nxjerrë edhe trupat e viktimave njëri pas tjetrit. Të tetë personat kanë humbur jetën menjëherë në vendngjarje dhe trupat e tyre ishin shpërndarë në një gjatësi prej 50 metrash.

Drejtuesi i mjetit në përpjekje për të humbur gjurmët prej policisë që e kishte pikasur rreth orës 2 të mëngjesit në qendër të Këlcyrës është kthyer pas dhe në harkun e pak minutave shkaktoi edhe aksidentin. Vendi ku automjeti ka dalë nga rruga nuk ka barrierë anësore pasi krah tij është një shteg këmbësor që përdoret nga banorët e barinjtë për të zbritur në lumë. Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të personit që mendohet se po trafikonte emigrantët por vetëm rreth orës 4 të mëngjesit arritën të zbulojnë aksidentin dhe ngjarjen e rëndë.

të fundit

Horoskopi ditor për 1 nëntor 2026

Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…

4 minutes ago

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

7 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

7 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

8 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

8 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

8 hours ago