shqiperi

Tronditet komisariati i Durrësit, nënkomisari vrau veten pasi iu komunikua shkarkimi nga detyra, reagon policia

Një ngjarje e rëndë tronditi komisariatin e Durrësit pasditen e kësaj të enjteje.

Nënkomisari i policisë, Arben Pjeçi i dha fund jetës në ambientet e zyrës me armën e shërbimit.

Prej disa ditës raportohet se nënkomisari ishte në gjendje të rënduar psikologjike pasi ishte pezulluar nga detyra.

Ndërsa sot iu komunikua shkarkimi nga posti. Në informacionet paraprake viktima ka një karrierë 35-vjeçare në uniformat blu.

Sakaq, policia e Durrësit ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me ngjarjen e rëndë.

“Sot, më datë 25.01.2024, nga ana e familjarëve të oficerit të Policisë Arben Pjeçi, është njoftuar Komisariati i Policisë Durrës, për humbjen e kontakteve me familjarin e tyre, i cili aktualisht është në detyrë specialist i Policisë Kriminale në këtë komisariat”, thuhet në njoftim.

Policia e Durrësit njofton se menjëherë filluan veprimet proceduriale dhe u vunë në kontroll numrat telefonikë, me qëllim lokalizimin e vendndodhjes së këtij shtetasi.

Rretho orës 16:15, në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës është hapur me forcë zyra e oficerit Policisë Gjyqësore, Arben Pjeçi, i cili është gjetur i vetëvrarë, me armën e shërbimit.

Sipas njoftimit të uniformave blu, Pjeçi  ishte dënuar  me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për kundravajtjen penale “Plagosje e lehtë”, në bazë të nenit 89 të Kodit Penal.

“Vendimi i Gjykatës i formës së prerë ka filluar të ekzekutohet nga strukturat përgjegjëse të Shërbimit të Provës dhe Policisë së Shtetit.

Punonjësi i Policisë, në kushtet e depresionit për penalitetet që sjell vendimi i dënimit të formës së prerë që e kushtëzonte në të ardhmen me ndërprerjen e marrëdhënies së punës me Policinë e Shtetit, është vetëvrarë me armën e shërbimit në ambientet e zyrës së punës, në Komisariatin e Policisë Durrës”, thuhet në njoftim.

Sakaq, për ngjarjen e rëndë është krijuar  një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit dhe oficerëve të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë.

Për këtë ngjarje është njoftuar dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Në lidhje me rrethanat dhe për sqarimin përfundimtar të motivit, policia do të ketë një njoftim në përfundim të veprimeve hetimore paraprake./albeu.com

të fundit

Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Elbasan/ Përmbyset automjeti, raportohet për dy të plagosur

Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30, një aksident i rëndë rrugor u regjistrua në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Elbasan. Ngjarja…

17 minutes ago

Mijëra hektarë tokë nën ujë/ Monitor: Fatura e dëmeve të përmbytjeve mund të arrijë deri në 300 milionë euro

Me rreth 12 mijë hektarë tokë të përmbytur, vlera e dëmit në bujqësi nga prodhimi me shumicë te çmimet e…

24 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, 26 janar 2026, dollari amerikan, blihet me 81.2 lekë dhe shitet me 82.4 lekë. Euro, blihet me 96.1 lekë…

49 minutes ago

Stuhia dimërore godet SHBA-në/ Shtatë persona kanë humbur jetën, mbi 800 mijë familje pa energji elektrike

Një stuhi e fuqishme dimërore ka përfshirë Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar të paktën shtatë viktima dhe ndërprerje masive të…

59 minutes ago

Parashikimi i motit 26 Janar 2026, reshje shiu dhe dëbore

Këtë të hënë vendiynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet prej orëve të para të…

1 hour ago

Horoskopi 26 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Jeta sentimentale e çifteve do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Nuk do linde asnjë mosmarrëveshje ndërmjet jush…

9 hours ago