Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha mbrëmjen e sotme, ka akuzuar kreun e SPAK, Altin Dumani se është bërë mburojë e krimit.
Berisha thotë se Altin Dumani nuk mund ta paditë pasi i duhet të tregojë paratë me të cilat është bërë me tre shtëpi, të deklaruara në vitin 2016.
None found
Berisha: Nuk padit Sali Berishën sepse i duhet të tregojë paratë me të cilat është bërë me tre shtëpi, të deklaruara në vitin 2016. Nuk e padit dot Sali Berishën mercenari, sepse është autori i amnistive më monstruoze të krimit. Sepse në dosjen që dërgon për Arben Ahmetajn, e citon 13 herë për Erion Veliajn.
Kurse kur dërgon dosjen e bashkisë për inceneratorin e Tiranës, hesht si fija e barit, nuk guxon t’i përmendë emrin njëherë. Se i mbyllet goja me valixhe me euro, se i mbyllet goja me pengje të tjera.
Më tej, Berisha thotë se kreu i SPAK është kthyer në një vegël në duart e kreut të qeverisë. Lideri i opozitës e quan Dumanin armik të demokracisë.
Berisha: Është bërë një vegël e shpifur në duart e Edi Ramës. Një lake që qëndron aty në kundërshtim me Kushtetutën dhe që mendon se mbështetja e të huajve do e mbajë atë në detyrë, mos harro se je prokuror i shqiptarëve, por për shqiptarët je një kriminel.
Çfarëdo dekorate që mund të të japin, nga cili vendi i botës, ti ke në Shqipëri medaljen e turpit, të krimit. Armik i opozitës, armik i votës së lirë, armik i shqiptarëve. Ndaj dhe dil e tregoju shqiptarëve me se i ke blerë tre apartamentet gjer në vitin 2016?
Të tjera do i marrësh vesh më vonë një nga një. Ndaj dhe ata që ngrenë kulte mbi hiçin, ata që ngrenë mite mbi plehun. Ne i qëndrojmë të vërtetave, do luftojmë për të vërtetat. Të vërtetat janë motoja jonë.
Do marrim fatin tonë në duart tona. Shqipërinë e bëjnë shqiptarët. Demokracinë shqiptare po e mbrojnë shqiptarët. Shqipërinë e shpëtojnë shqiptarët./albeu.com
Natasha Kandiq paralajmëron se Policia Serbe kishte dijeni për krimin që nga dita e vrasjes, por në vend që ta…
Një gjykatë britanike ka rrëzuar padinë e Mitch Winehouse, babait të këngëtares së ndjerë Amy Winehouse, kundër dy ish-shoqeve të…
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka thënë të premten mbrëma se organi qeverisës i futbollit botëror kishte hequr dorë nga…
Një incident i pazakontë kibernetik, gjatë të cilit një sistem i avancuar i inteligjencës artificiale depërtoi në infrastrukturën e platformës…
Dhjetëra faqe interneti dhe platforma të njohura përjetuan probleme të premten, duke ua pamundësuar përkohësisht miliona përdoruesve qasjen në disa…
Presidenti amerikan Donald Trump ka autorizuar një sulm të ri ndaj Iranit, i cili mund të nisë këtë fundjavë, sipas…