shqiperi

Trashësia e borës në Dibër mbi 40 cm, prefekti: Priten ulje temperaturash, zonat pa drita

Trashësia e borës në Kalanë e Dodës, Selishtë dhe Lurë të Dibrës ka kaluar mbi 40 cm. Kjo ka bërë që kalimi në rrugë të bëhet vetëm me zinxhirë ndërsa vështirësi me qarkullimin ka në të gjitha akset rrugore.

Gjithashtu ka nisur erdhe era.Si pasojë e erës së fortë nga Cereni deri në Vasie të Kalasë së Dodës mbushet trupi i rrugës me borë duke vështirësuar punën e borëpastrueseve.

Të lidhura

None found

Nëse situata do të vijojë kështu në orët në vijim mund të ketë bllokime të rrugës. Policia apelon përdorimin e gomave dimërore dhe zinxhirëve.

Prefekti i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu teksa ka folur për situatën e krijuar nga bora ditën e sotme ka deklaruar se disa zona janë pa energji elektrike. Një apel ia kishte edhe për shoferët, duke thënë se priten ulje temperaturash që mund të sjellin vështirësi në qarkullim.

“Bora ka filluar në orët e para të mëngjesit ka përfshirë kryesisht Peshkopinë, ekstreme Kalanë e Dodës, Lurën. Në mëngjes kishte intensitet të lartë, por tani ka rënë intensiteti. Nuk kemi rrugë të bllokuara. Trashësia e borës është 5 deri në 30 cm në lartësi në Kala të Dodës Lurë apo Gollobordë. Borë ka më shumë nga Maqellara dhe në Peshkopi. Porosisim drejtuesit e makinave përdorin zinxhirë. Meqë ka lagështi dhe priten ulje temperaturash që mund ta vështirësojë qarkullimin.

Sot në mëngjes është ndërprerë energjia elektrike në Sllovë selishtë dhe në zonën e Martaneshit. Një furtunë kur bie linjat janë të larta dhe jo të mira dhe vazhdimisht kanë pasur probleme. Grupet janë në terren”, tha Shehu.

Nëse do të ketë bllokime Shehu u shpreh se janë marrë masat: “Kemi mjete të kalueshmërisë së lartë.Në Lurë kemi një kanal komunikimi përmes rrëshenit. Shoferët të mos lëvizin pa goma dimërore, do krijoheet akull dhe rrezikohet që të rrëshqasin makinat”./albeu.com

Tags: deboreDiber

të fundit

Si funksionon klauzola e riblerjes dhe përse përdoret nga klubet

Një nga transferimet më të nënvlerësuara të kësaj vere është transferimi i Kerim Alajbegovic te Juventusi.Klubi i Torinos pagoi plot…

19 seconds ago

Aston Martin shet shumicën e të drejtave të markës për të përballuar vështirësitë financiare

Prodhuesi britanik i makinave luksoze Aston Martin ka vendosur të shesë kontrollin e shumicës së të drejtave të markës së…

1 minute ago

Smart prezanton modelin e ri elektrik me dy vende, duke iu kthyer konceptit fillestar

Marka Smart ka publikuar fotografitë e para të modelit të ri Smart #2, një automjet tërësisht elektrik me dy ulëse,…

2 minutes ago

Çfarë tregon sinjali i rrallë me rreth dhe pikë të zezë?

Ky është një nga sinjalet rrugore që rrallë haset në rrugët tona, por kuptimi i tij duhet të njihet nga…

2 minutes ago

AUV urdhëron tërheqjen e 12 produkteve të Qumështores Vita

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) mbrëmjen e së premtes njoftoi se ka urdhëruar të tërhiqen nga tregu 12 produkte…

9 minutes ago

Adelina Ismaili Returns with a New Project, Reveals Surprise Collaboration with Gimbo

Pas javësh aludimesh, tashmë është zyrtare: Adelina Ismaili dhe DJ Gimbo do të sjellin bashkëpunimin e tyre të parë muzikor.…

12 minutes ago