Ditët e fundit transporti urban në kryeqytet është kthyer në makthin e qytetarëve. Ato po përballen me numër të reduktuar të urbanëve nga operatorët për shkak se sipas tyre nuk janë plotësuar kërkesat nga bashkia e Tiranës.
Përfaqësuesi i shoqatës së Transportit Publik, Konstandin Foni i ftuar në ABC Live këtë të enjte ka dhënë detaje në lidhje me zhvillimet më të fundit nga sektori i shërbimit të transportit urban në kryeqytet.
None found
Foni është shprehur se kërkesat dhe propozimet që u dakordësuam me bashkinë dhe që do të hynin në fuqi në janar akoma nuk ka asnjë shenje në lidhje me këtë.
Sipas tij mosinteresimi nga ana e bashkisë në lidhje me këto kërkesa ka sjellë dhe reagimin e operatorëve të transportit urban të cilët kërkojnë dyfishim të biletës dhe të abonesë.
“Jemi dakordësuar me përfaqësuesit e bashkisë për disa pika që do të ishin lehtësuese për transportin urban dhe që do të futeshin në fuqi në janar, por akoma nuk ka asnjë shenjë në të. kemi rënë dakord që të futet në zbatim heqja e akcizës së naftës, heqja e taksës së qarkullimin, rimbursimi i TVSH 100% dhe një fond nga Bashkia me një vlerë prej 1 milionë euro por jemi në mars dhe ende nuk është implementuar asnjë nga pikat e dakordësuar.
Duke parë që nuk ka asnjë interes ndaj këtij sektori me rritjen e çmimit të naftës kemi kërkuar rritjen e çmimit të biletës nga 40 lekë në 80 lekë duke u bazuar në analizën e të ardhurave të operatorëve tanë.
Edhe abonoja do të rritet sa çmimi i biletës deri në dyfishimin e saj. Akoma nuk ka asnjë interesim në lidhje me këto propozime dhe ngelemi në pritje. Operatorët nuk mund që të rrisin çmimin e biletës, pasi duhet që të marrin vendimin e këshillit bashkiak. Në varësi të operatorëve ka dhe mundësinë e operimit të urbanëve në qytet”, ka thënë ai.
Kombëtarja e Kosovës ka nisur punën për ta bindur edhe mbrojtësin e talentuar të Fiorentinës, Arnis Ademi. Këtë e ka…
Barcelona po e konsideron largimin e Alejandro Baldes në afatin kalimtar të janarit si një mundësi për të krijuar hapësirë…
Flavio Bolsonaro ka mbërritur në Miami të Floridës, së bashku me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij, pas humbjes në…
Flavio Bolsonaro është larguar nga Brazili dhe ka mbërritur në Miami të SHBA-së, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare. [...] Read…
Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka ndarë lajmin e mirë për gjendjen shëndetësore të Erjon Vishkullit, i cili ka kaluar…
Është rënduar ndjeshëm bilanci i aksidentit hekurudhor në Spanjë. [...] Read More... The post Bilanci i aksidentit hekurudhor në Spanjë…