shqiperi

Tragjike në Greqi/ Automjeti futet në sens të kundërt dhe përplaset me autobusin, vdesin 4 të rinj, mes tyre një shqiptar (EMRAT)

4 persona kanë mbetur të vdekur dhe 5 të tjerë janë plagosur nga përplasja e një automjeti me një autobus në Ksanthi të Greqisë.

5 të rinj po udhëtonin nga Halkida për në Ksanthi për të marrë pjesë në seminarin e një fabrike industriale. Në mbrëmje, pasi ishin argëtuar, ata ishin nisur për të shkuar në Nesto, ku të nesërmen do të shkonin në plazh.

Të lidhura

None found

Automjeti me targa ZTA – 1004 ka hyrë në sens të kundërt në rrugën Ksanthi – Kavalla dhe në km 11 është përplasur me autobusin me targa AHP – 5909 të kompanisë “Spyros kai Xristos Tasios OE”, i cili për koicidencë transportonte punonjës të fabrikës ku kishin shkuar të rinjtë.

Nga përplasja e fortë, automjeti është ndarë në mes dhe pjesë të tij kanë fluturuar deri në 150 metra larg.

Top Channel bën me dije se si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë 4 udhëtarë të automjetit, konkretisht drejtuesi i mjetit, shtetasi grek Georgios Oikonomidis 26 vjeç si dhe pasagjerët Diana-Ana-Maria Bobu 28 vjeç nga Rumania, Georgia-Maria Mastori 22 vjeç nga Greqi e Neldian Serjani 27 vjec nga Shqipëria. I plagosur rëndë ka mbetur pasagjeri i pestë i mjetit, Nikolaos Metoxiatis 22 vjeç nga Greqia.

Nga përplasja e fortë janë plagosur lehtë edhe drejtuesi i autobusit dhe 3 pasagjerë mes të cilëve shtetasja shqiptare Pranvera Filja 39 vjeç nga Elbasani.

të fundit

Partizani feston para përballjes me Skënderbeun, urim për mesfushorin kryesor

PartizaniPërmes postimit në rrjetet sociale, klubi i Partizanit ka uruar mesfushorin defensiv, Redon Ismaili [...]Read More...

5 minutes ago

Kurti dhe Lord Wood of Anfield shqyrtojnë zgjerimin e partneritetit mes Kosovës dhe Britanisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Lord Wood of Anfield, Nënsekretar Parlamentar i Shtetit për Evropën…

12 minutes ago

Mesut Ozil akuzon FIFA-n për standarde të dyfishta ndaj Rusisë dhe Izraelit

Ish-lojtari i kombëtares gjermane, Mesut Ozil, ka kritikuar FIFA-n për trajtimin e ndryshëm që i ka bërë Rusisë dhe Izraelit.Ozil…

17 minutes ago

Përlotet studenti i Mjekësisë: Kam humbur nënën nga sëmundja e rëndë, në Onkologjik mungojnë trajtimet

Një i sapodiplomuar në Mjekësi të Përgjithshme, ka shprehur mbështetjen e tij për protestën. Ai kritikoi qëndrimin e mazhorancës dhe…

18 minutes ago

White coats in support of student protests, doctor: Youth must take the country’s fate into their hands, old politics must step aside

Në një deklaratë për mediat, një mjek në mbështetje të studentëve, u shpreh se brezi i tij duhet t’u kërkojë…

20 minutes ago

VIDEO/ Rama accused him of drug trafficking; student tells him to his face: “I’m a medical student with a 10 average—these are a dictator’s last-ditch efforts!

Studenti i Mjekësisë, Jon Sinoimeri reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se kreu i qeverisë ka publikuar fotografinë…

20 minutes ago