shqiperi

EMRI / Trafikonte kokainë nga Holanda në Itali, ekstradohet shkodrani me dy identitete! Ishte dënuar me rreth 15 vite burgim

Shqipëria i dërgon nën pranga Italisë nga aeroporti i Rinasit të kërkuarin për narkotrafik, i dënuar me rreth 15 vite burgim në mungesë nga drejtësia e vendit fqinj.

Interpol Tirana konfirmoi procedurën dhe marrjen nën pranga nga homologët e vendit fqinj ditën e sotme (19 Gusht), të 48-vjeçarit Armand Dani, i cili mbante edhe një identitet të dytë si Armand Isaj, banues në Shkodër.

Të lidhura

None found

Dënimi ndaj tij ishte dhënë një vit më parë nga Gjykata e Novarës, teksa i duhet të vuajë edhe rreth 12 vite izolim të mbetura. Ai akuzohet se bënte blerje dhe shitje të lëndës narkotike nga vendet e tjera dhe kryesisht Holanda, për tregun italian. Në vitin 2017 iu gjet edhe në banesë një sasi droge kokainë.

Dani ishte arrestuar më 1 Qershor 2023 në qytetin e Shkodrës, pas një operacioni bazuar në informacionet mbi urdhrin e kërkimit dhe lokalizimin e tij. Ai ishte banues në lagjen “Guerrile”, por u zbulua teksa fshihej në atë “Dobraç”.

“Gjykata e Novarës, më datë 1 Mars 2023, e ka dënuar ketë shtetas me 14 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim, për veprën penale “trafikimi i lëndëve narkotike”. Nga ky dënim, 48-vjeçarit i duhet të vuajë dhe 11 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim”, njoftoi Policia e Shtetit për rastin.

Referuar dosjes hetimore të vendit fqinj, rezulton se Dani (Isaj), “në bashkëpunim me të tjerë, siguronte lëndë narkotike kokainë në vende të tjera (kryesisht në Holandë), për ta shitur në Itali”. Në vitin 2017, në banesën e 48-vjeçarit, policia italiane gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike kokainë.

të fundit

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Kanë përfunduar fjalimet e mbajtura para godinës së Kryeministrisë, ndërsa qytetarët kanë nisur marshimin e tyre përgjatë bulevardit “Dëshmorët e…

1 minute ago

Odisea” e Christopher Nolan kthehet në fenomen në Greqi, 71% e publikut e vlerëson pozitivisht

Filmi “Odisea” i regjisorit Christopher Nolan po shndërrohet në një fenomen kulturor në Greqi, jo vetëm për suksesin në kinema,…

2 minutes ago

Paketa e Elon Musk nga Tesla ishte 2.5 milionë herë më e lartë se paga mesatare e një punonjësi në 2025

Elon Musk mori në vitin 2025 një kompensim nga Tesla rreth 2.5 milionë herë më të madh se ai i…

6 minutes ago

Gjini mbështet vendimin e Abdixhikut dhe akuzon Kurtin për synim të kontrollit të plotë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përshëndetur qëndrimin e sotëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës për të mos marrë pjesë…

10 minutes ago

Elon Musk’s Staggering Tesla Package Was 2.5 Million Times the Average Employee’s Pay in 2025

Elon Musk mori në vitin 2025 një kompensim nga Tesla rreth 2.5 milionë herë më të madh se ai i…

11 minutes ago

Rama Invites Young People and Professionals to Join the Public Sector: MIA Network Opens New Opportunities for Collaboration

Kryeministri Edi Rama u është drejtuar profesionistëve, të rinjve, ekspertëve dhe krijuesve që synojnë të japin kontribut në komunikimin publik,…

11 minutes ago