shqiperi

Tom Doshi flet për rezultatin e 14 majit: Nuk është surprizë, partia është rritur gradualisht

Partia Social Demokrate  arriti të korrte fitore masive në zgjedhjet e 14 Majit, duke marrë rreth 85 mijë vota dhe gati 120 mandate këshillash bashkiak.

Edhe pse u konsiderua surpriza e këtyre zgjedhjeve, për kryetarin e PSD-së, Tom Doshi, rezultati ishte i pritshëm, madje edhe i kënaqshëm.

I ftuar në “Top Story” ai tha se rezultatet e zgjedhjeve erdhën në sajë të një pune graduale që  ka rritur partinë ndër vite.

Doshi: Rezultati nuk është surprizë, partia është rritur gradualisht. Kur kam kandiduar për herë të parë me Partinë Social Demokrate në qarkun e Shkodrës në 2017-ën kam qenë deputeti më i votuar me 13400 vota, duke i pasur të gjitha partitë kundër.

Ne në atë kohë nuk kishim as komisionerë. Vetëm vëzhgues.

Në 2019-ën, morrëm pjesë në zgjedhjet që PD-ja nuk mori pjesë, por vendosi t’i braktiste zgjedhjet lokale. Mandatet që ne morëm s’kishin ndonjë vlerë, pasi ishte mazhoranca ajo që i kishte të gjitha bashkitë, PS-ja.

Në 2021-shin unë u bëra kryetar partie dhe më lanë pa fushatë. Unë jam përqendruar në dy qarqe, Shkodër dhe në Tiranë.

Në Shkodër mora 2 mandate, në Tiranë 1. Gjatë kësaj kohe kemi punuar me njerëzit, kemi pasur kontakte dhe në këto zgjedhje kemi marrë një rezultat që duhet me thënë, i kënaqshëm, jo surprizë./Albeu.com/

të fundit

U zgjodh nënkryetare e Kuvendit, Kurti liron nga detyra Emilija Rexhepin

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti ka liruar nga detyra e zv.kryeministren, Emilija Rexhepi. Lirimi nga detyra vjen pasi Rexhepi është…

4 minutes ago

Vatër zjarri në malin e Gërmanit në Mat, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve

Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme në malin e fshatit German, Njësia Administrative Komsi, Bashkia Mat. Flakët kanë…

20 minutes ago

I TMERRSHËM rrëfimi i Meghan Markle: “Në familjen mbretërore detyrohesha të…”

Meghan Markle ka bërë një tjetër koment thumbues ndaj familjes mbretërore, duke deklaruar se nuk mund të ishte vetvetja në…

23 minutes ago

“Ne të dyja”- Më të lumtura e kurrë, Eni Koçi ndan fotot e ëmbla me vajzën e saj! Ja ku shfaqen nënë e bijë

Këngëtarja e njohur Eni Koçi ka tërhequr vëmendjen në rrjete sociale me postimin e fundit ku shfaqet përkrah vajzës së…

30 minutes ago

Kanosi një gjyqtar të Lushnjes, ekstradohet nga Italia Hajrulla Xhivini

42-vjeçari, Hajrulla Xhivini është ekstraduar ditën e sotme nga Italia. Mësohet se Xhivini ishte në kërkim ndërkombëtar pasi në shkurt…

53 minutes ago

Sulmi ndaj zyrës së delegacionit të BE në Kiev, Von der Leyen: Putin të ulet në tryezën e negociatave! Telefonova Trump dhe Zelenskyn

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, ka bërë me dije në rrjete sociale se pas sulmit masiv në Kiev…

1 hour ago