Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) sqaron se fluturimet nga dhe drejt Tel Avivit vijojnë sipas programit të planifikuar, pa shtim apo reduktim të frekuencave.
Dy fluturimet e ditës së sotme janë pjesë e programit veror, i cili zgjat deri në fund të Tetorit. Përgjatë këtij sezoni, tri linja ajrore operojnë me 22–24 fluturime në javë.
None found
Ndërsa për sezonin dimëror 2026–2027, kompania ajrore EL AL ka planifikuar fluturime me një frekuencë prej dy herësh në javë. Gjithashtu, këto linja ajrore bashkëpunojnë me operatorë turistikë, të cilët prej disa kohësh sjellin turistë në Shqipëri.
Ndërkohë, problemet teknike në sistemet e kontrollit të trafikut ajror në Itali kanë sjellë anulimin e disa fluturimeve nga dhe drejt Tiranës, duke prekur linjat me Milano (Malpensa), Torino, Verona, Pizë, Rimini dhe Gjenovë. TIA po koordinon situatën me kompanitë ajrore dhe autoritetet përkatëse.
Për informacion të përditësuar mbi oraret dhe statusin e fluturimeve, pasagjerët ftohen të konsultojnë faqen zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, www.tirana-airport.com, si dhe kanalet zyrtare të kompanive ajrore.
Studentë dhe gjimnazistë janë mbledhur sërish në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në ditën e shtatë të protestave të tyre, duke…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton se vazhdon të kryejë kontrolle të intensifikuara të jashtëzakonshme inspektuese në tregjet e…
Këtë të hënë, një grup të rinjsh në Lezhë, kanë bojkotuar edhe këtë të hënë mësimin, duke dalë në rrugët…
Këtë të hënë, në konferencën për mediat, kryeministri Edi Rama, ka kërcënuar se kushdo që është vënë në dispozicion të…
Prestigjiozja franceze Le Figaro, i ka kushtuar vëmendje protestave masive në Shqipëri, duke e cilësuar kryeministrin Edi Rama si shënjestrën…
Kryeministri Edi Rama, deklaroi se nga 1 Janari, do të rrisin pagat për efektivët e Policisë së Shtetit. Në konferencë,…