shqiperi

Thyu tabutë e sistemit me vajzën e ambasadorit italian dhe përfundoi te “313”, Ernest Tushe: Më spiunuan shokët e mi

Ishte viti 1978. Djaloshi 18-vjeçar nga Tirana, Ernest Tushe, guxoi të dashurojë në “Rrugën e Ambasadave”, – siç njihej ndryshe në kohën e periudhës komuniste blloku ku ishin dislokuar banesat e trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë.

Por djaloshi i rrugës “Vasil Shanto”, jo vetëm që ‘shigjetën e dashurisë’ e drejtoi mbi vajzat enigmatike dhe të survejuara, por ai goditi pikërisht mbi atë të kryediplomatit të ambasadës italiane të asaj kohe, Xhuzepe Sferlazzo.

Të lidhura

None found

Pak kohë pas lidhjes së Nest Tushes me Karla Sferlazzo, jehona kaloi dyert dhe rrugët e lagjes ku lindi dashuria platonike. Çudia, për faktin se një djalosh guxoi të “gjuajë” në rrugën e ndaluar, mori jehonë në të gjithë Tiranën. Tashmë, ai fakt ishte mësuar edhe në shtëpinë e studentit të Ekonomikut.

Kështu, një vit pas asaj lidhjeje, – kur një fakt të tillë e konstatonte gjithë Tirana, aq sa filloi ta shikonte jo më me çudi por me zili, – dhe pikërisht në 11 nëntor 1980, sapo doli nga dyert e ambasadës ku kishte përcjellë të dashurin e tij Karla, pas një xhiroje që kishin bërë në bulevardin kryesor të Kryeqytetit, u prangos dhunshëm nga Sigurimi i Shtetit, për t’u dërguar me urgjencë në qelitë e burgut të frikshëm, që mbante numrin e njohur 313.

“Dosjet duhet të hapen të gjitha pa përjashtim”. Kjo ishte deklarata e Ernest Tushes, i cili u burgos pasi u dashurua me vajzën e ambasadorit italian në Tiranë.

“Edhe kur e kërkon dosjen tënde, nuk të japin emrat e spiunëve të tu, por vetëm pseudonimin. Gjatë kohës që ti fillon dhe kthehesh në kohë, me kë kam folur, fillon të rikujtohet. Mirëpo unë jam kundër këtij debati. Ky është vetëm debat politik që i shërben vetëm klasave politike,” – u shpreh Tushe.

Si ish-i përndjekur politik, ai tha se i intereson hapja e dosjeve dhe jo debati.

Ai personalisht tha se e ka marrë dosjen e tij kur Autoriteti i Dosjeve nuk ishte ngritur fare. Tushe tha se është dënuar kur ka qenë 19 vjeç dhe spiunët e tij kanë qenë miqtë që nuk ishin të pranishëm në sallën e gjyqit kur u dënua

të fundit

E pazakontë: FIFA sqaroi me prova pse iu anulua Kroacisë goli, sensori evidentoi prekjen minimale

Pasi Portugalia mundi Kroacinë me rezultat 2-1 në një ndeshje dramatike në fazën e 1/16-tës së Kupës së Botës, publiku…

5 minutes ago

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës/ Associated Press: Policia përdori gaz lotsjellës dhe spraj, protestat kundër qeverisë dhe kryeministrit

Agjencia e lajmeve “Associated Press”, ka raportuar mbi protestën e fundit në Tiranë, atë të zhvilluar para Parlamenti ku policia…

18 minutes ago

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.5 lekë, në shitje me 82.8 lekë. Euro, do…

29 minutes ago

Taravari: Negociatat me BE-në nuk mund të hapen pa ndryshimet kushtetuese

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka deklaruar se partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut mbështesin ndryshimet kushtetuese dhe…

31 minutes ago

Analistët: BE i kërkon Kosovës stabilitet institucional mes krizës politike

Komisionit Qendror të Zgjedhjeve edhe pak ditë i kanë mbetur deri në certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7…

31 minutes ago

Kili përgatit ligj më të rreptë për të miturit, 16-vjeçarët mund të përballen me gjykim si të rritur për krime të rënda

Qeveria e presidentit të Kilit, Jose Antonio Kast, po përgatitet të çojë në parlament një projektligj që parashikon masa më…

35 minutes ago