Greqia duket se ka lehtësuar procedurat për marrjen e një leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i cili këtë të mërkurë ka zhvilluar një takim me ambasadoren tonë në Athinë.
None found
Çuçi ka theksuar se tashmë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi do të kenë një trajtim të veçantë në lidhje me lejet e tyre të qëndrimit.
Sipas ambasadores lehtësimet për komunitetin shqiptar do të shtrihen në të gjitha zyrat e emigracionit në vendin fqinj.
“Nga ministri për Migracionin dhe Azilin mora premtimin se komuniteti shqiptar në Greqi do të marrë një trajtim të veçantë përsa i përket lejeve të qëndrimi dhe në përgjithësi të gjithë trajtimit në zyrat e emigracionit këtu në Greqi. Vendosëm një komunikim direkt për çdo shqetësim të shqiptarëve nëpërmjet ambasadores tonë në Athinë”, ka thënë ajo.
Ndërkohë në një tjetër takim të zhvilluar mes Çuçit dhe homologut të tij grek, në fokus të diskutimeve ka qenë bashkëpunimi i dy policive për goditjen e grupeve kriminale që operojnë mes dy vendeve.
“Me ministrin e Brendshëm biseduam për sfidat e përbashkëta që kemi në lidhje me funksionimin e bashkive apo qeverisjes vendore në secilën nga vendet tona. Gjithashtu ramë dakord që strukturat përkatëse të ministrive bashkë me strukturat e bashkive kufitare me Greqinë të bashkëpunojnë për të përfituar nga programet e financuara nga BE”, ka thënë Çuçi.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit, duke e akuzuar për bashkëpunim me Agjencinë e Sigurisë dhe…
Cunami nga qielli e kanë pagëzuar tragjedinë që kushtoi qindra jetë njerëzish në rajonin e Himalajeve në Nepal dhe Kinë,…
Është të paktën 475 bilanci i jetëve të humbura nga vërshimi katastrofik i ujërave që goditi rajonin kufitar mes Nepalit…
Disa vende anëtare të Bashkimit Evropian po kërkojnë që Brukseli të rikthejë përpjekjet për përdorimin e aseteve sovrane ruse të…
Dy punonjës të Policisë së Tiranës, janë pezulluar nga detyra pas publikimit të fotografive të Ergys Agasit nga ambientet e…
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) janë mbledhur sërish të premten në sallën e…