shqiperi

Thesaret e fshehura dhe potencialet turistike të Libohovës prezantohen në Greqi

Atraksionet turistike të qarkut të Gjirokastrës u prezantuan ditët e fundit në Janinë, Greqi, me qëllim promovimin dhe zhvillimin e turizmit dhe hartimin e një pakete të përbashkët.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të Prefekturës së Janinës dhe hotelerisë, ndërsa nga pala shqiptare,  përfaqësues të institucioneve nga Qarku Gjirokastër, Dhomës së Tregtisë, bizneseve dhe operatorëve turistikë.

Të lidhura

None found

Në këtë aktivitet bashkia Libohovë prezantoi gjithë potencialin turistik të saj, në katër stinët e vitit. Aktivitete dhe eksperienca  ku mund të përfshihen vizitorët, sitet arkeologjike, monumentet e natyrës, historinë, objektet e kultit,  trashëgiminë kulturore, gastronominë, mikpritjen libohovite me bujtinat e fermat të çelura rishtazi.

Në prezantim nuk mungoi as lugina e bukur e Zagorisë, që shtrihet mes malesh, me 10 fshatrat piktoreskë të saj, të vendosur në zemrën e natyrës së egër, me shtëpitë e gurta, urat mesjetare, manastiret e kishat me një bukuri të pashoqe.

Një vend të veçantë pati në prezantim edhe Parku Natyror i Zagories i pasur në florë dhe në faunë,  e si për të plotësuar gjithë ngjyrat e kësaj tabloje natyrore të pikturuar nga dora e Zotit.

Nuk mund të mungonte edhe ujëvara e Doshnicës, lumi që gjarpëron luginën për t’ju bashkuar ansamblit gurgullues të Vjosës. Në përfundim të takimit Dhoma e Tregtisë Gjirokastër dhe Shoqata e Hotelerisë të Janinës nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi.

Qarku i Gjirokastrës është një nga zonat më të pasura turistike të Shqipërisë, si në atraksione, në kulturë, histori, kulinari, natyrë dhe mikpritje.

të fundit

Businessman Zoran Azmanov attacked inside the Basic Court in Skopje

Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar…

3 hours ago

Ministry of Defense: Only two Albanians applied to the Military Academy, one withdrew and the other ranked 43rd

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit…

3 hours ago

Biznesmeni Zoran Azmanov sulmohet brenda Gjykatës Themelore në Shkup

Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar…

3 hours ago

Ministria e Mbrojtjes: Në Akademinë Ushtarake aplikuan vetëm dy shqiptarë, njëri u tërhoq dhe tjetri u rendit i 43-ti

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit…

3 hours ago

Frozen for 30 years: Now he is 1 year old

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

6 hours ago

Qëndroi i ngrirë për 30 vjet: Tani është 1 vjeç

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

6 hours ago