Komisariati i Policisë Rrugore dhe Komisariati i Policisë gjatë patrullimeve në terren, kanë proceduar në gjendje të lirë një person me inicialet Sh.I në Tiranë pasi tërhoqi zvarrë me makinë një qen. Videoja rrënqethëse e publikuar në mediat sociale ngriti alarmin duke sjellë kështu dënimin e autorit për veprën penale keqtrajtimi i kafshëve.
Gjithashtu autori është gjobitur me 6000 lekë ndërkohë që qeni iu dorëzua shërbimeve të spacializuara. Me rastin do të merret Prokuroria e Tiranës.
Njoftimi i Policisë:
Komisariati i Policisë Rrugore dhe Komisariati i Policisë Nr. 6, gjatë patrullimeve në terren, kanë konstatuar shtetasin Sh. I., duke tërhequr me makinë një kafshë shtëpiake (qen). Shtetasi Sh. I., është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”, si dhe është gjobitur me 6.000 lekë sipas Kodit Rrugor, ndërsa kafsha shtëpiake iu dorëzua shërbimeve të specializuara të Bashkisë. Videoja e këtij rasti është publikuar dhe në rrjete sociale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
“Një vit burg kush djeg flamurin amerikan’’ - ky është urdhëri që ka propozuar presidenti amerikan Donald Trump. Trump ka…
Konrad Harder do të jetë lojtari më i ri i Milanit, ndërsa është arritur marrëveshja për blerjen e tij nga…
Vendimi i Kolegjit Zgjedhor i ka dhënë drejtim sherrit të ditëve të fundit mes dy ish-aleatëve, Adriatik Lapajt dhe Endri…
Janë publikuar këtë të hënë rezultatet për studentet fitues të cilët presupozohet që janë ata ekselentët. 9.7 është mesatarja e…
Bashkitë në vend kanë nisur punën për emërimin e administratorëve dhe drejtorëvë të rinj pas urdhrit që dha kryeministri Edi…
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 36-vjeçares shqiptare, Marjola Nakoleci. Mësohet se fëmijët e saj të mitur ndonesë…