Policia ka vënë në pranga një 25-vjeçar në Durrës, i cili ka tentuar t’i vjedhë çantën një turisteje nga Bosnja.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 25-vjeçari ka tentuar të vjedhë edhe në një banesë, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, i cili u identifikua dhe u shpall në kërkim nga Policia.
Njoftimi i policisë:
Durrës
Tentoi t’i vidhte me forcë çantën një turisteje, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, identifikohet dhe vihet në pranga 25-vjeçari.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 25-vjeçari ka tentuar të vjedhë edhe në një banesë, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, i cili u identifikua dhe u shpall në kërkim nga Policia.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, pas marrjes së kallëzimit nga një turiste boshnjake se gjatë mbrëmjes, një shtetas kishte tentuar t’i merrte me forcë çantën e saj, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të këtij rasti.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, brenda pak orësh, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– S. M., 25 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë.
Nga veprimet e mëtejshme hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka tentuar të vjedhë edhe në një banesë, në lagjen 14, Durrës, në bashkëpunim me shtetasin N. C., 34 vjeç, banues në Kavajë, i cili u shpall në kërkim. Vijon puna për kapjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore.
Sot, më 23 gusht 2025, dollari amerikan blihet me 82 lekë dhe shitet me 83.8 lekë. Euro blihet me 96.5…
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, zhvilloi një aksion kontrolli në tregun ushqimor…
Rreth 70 automjete dhe mbi 350 trupa nga Garda Skoceze e Mbretërisë së Bashkuar kanë mbërritur në Kampin Bondsteel në…
Shqiptarët e Kosovës kanë zgjedhur përsëri fundjavën për të shkuar në bregdet. Në pikën e kalimit kufitar ka fluks, por…
Fushata “Male të pastra” rikthehet sërish këtë vit në datën 26 gusht. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale…
Tiranë Finalizohet operacioni policor i koduar “Quick Response”. Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur dje, në Kombinat. Qëlloi me armë…