Një 57 vjeçar nga Mamurrasi është arrestuar 9 vite pasi tentoi të vriste Bensik Vatën pas një konflikti për rrjetat e peshkimit në zonën e Lagunës së Patokut.
Agim Zela ishte dënuar nga Gjykata e Apelit e Tiranës me 6 vite e 8 muaj burgim, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë. Nga ky dënim, këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet e 4 muaj, informoi sot policia e Lezhës.
Ndërkohë një 62 vjeçar është arrestuar ndërsa është shpallur në kërkim nipi i tij pasi po krijonin kushtet për mbjelljen e farave të cannabisit.
U arrestua në flagrancë Ndue Gjini 62 vjeç, dhe u shpall në kërkim nipi i tij, Ardit Gjini, 31 vjeç, “pasi gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri dhe 1 armë gjahu, municione për këto armë, 2500 fara cannabisi, një sasi cannabisi dhe 5 radio marrëse-dhënëse, 1 mjet prerës (thikë), 2 celularë, 2500 metra kabllo elektrike dhe 34 automatë” informoi sot policia.
Trajneri i Çelsit, Enco Mareska, ka folur për spekulimet që lidhin atë për një kalim të mundshëm në Mançester Siti.…
Mbremjen e djeshme, nisi edicioni i pestë i “Big Brother Albania VIP”, ku banorët e parë iu bashkuan shtëpisë së…
Prokuroria e Tiranës, ka shpallur në kërkim Eno Agasin, i cili është djali i xhaxhait të Ergys Agasit. Raaportohet se…
Mbrëmja e djeshme nuk ishte thjesht nata hapëse e spektaklit "Big Brother VIP Albania", por u shndërrua në një kujtesë…
Belinda Balluku, numri dy i qeverisë shqiptare, e akuzuar për vjedhjen e 50 milionë eurove, aferën e Tunelit të Llogarasë…
Policia e Shkodrës, ka zbardhur vrasjen e Pavlin Prekës, e ndodhur më 27 shkurt 2025 në fshatin Guci e Re,…