Një 19-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”.
Ka shkuar në 91 numri i personave të ndaluar.
Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se drejt Shqipërisë do të udhëtonte një shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, kanë koordinuar veprimet me shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, të cilët kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat, është kapur dhe ndaluar shtetasi L. N., 19 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./Albeu.com
Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në spitalin e Shkodrës. Burime zyrtare nga policia, bënë me…
Ditën e sotme, Gjykata e Durrësit, ka lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’ për ish-drejtorin e Burgut të Durrësit,…
Për herë të parë në Shqipëri, qeveria do të aplikojë çmime fiskale reference për shitblerjen e apartamenteve dhe ndërtesave në…
Gjatë natës, tre të rinj kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Gjorm. Sipas…
Drejtori i ri i komanduar i burgut të Durrësit, Edmond Llabani, ka pësuar hemorragji cerebrale. Ai është dërguar me urgjencë…
Këtë të hënë, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, rikthehen në Kuvend për nisjen e sesionit të ri parlamentar, në orën…