shqiperi

Temperaturat do të kapin 24 gradë, meteorologia tregon kur do t’i heqim përfundimisht rrobat e dimrit

Pranvera do të mbyllet e tillë, me mot të paqëndrueshëm ku do të kemi herë pas here periudha të ngrohta dhe me diell dhe periudha më të shkurtra 2-3 ditore me prezencë të reshjeve në të gjithë teritorin shqiptarë.

Kjo situatë është në gjithë Europën juglindore dhe kryesisht në Ballaknin perëndimor.

Të lidhura

None found

Dita e sotme do të jetë kryesisht me kthjellime dhe vranësirat do të bëhen të dukshme vonë gjatë natës, por nuk priten reshjet në territor. Temperaturat do të vijojnë të jenë akoma më të larta.

Presim që të jetë një ditë mjaft e ngrohtë. Vlera më e ulët jo më poshtë se 5 gradë celcius në zonat malore, ndërsa maksimumi pritet rreth 22 gradë celucius.

Reshjet pritet të rikthehen sonte në mësantë. Fillimisht në veri dhe në veri perëndim dhe më pas gradualisht drejt qendrës dhe jugut.

Dita e diel në të gjithë territorin shqiptarë ka prezencë të reshjeve, herë pas here do të jenë rebeshe. Nuk priten sasi shumë të mëdha, por një 30 apo 35 milimetra në të gjithë 24 orëshin që do të vijojë kjo situatë e paqëndrueshme dhe me reshje.

Dita e hënë vjen pa reshje, kryesisht moti i kthjellët, por një mëngjes mjaft i freskët. Temperaturat zbresin sërish në 1 gradë apo zero në zonat e thella malore. Reshjet e së dielës vonë në mbrëmje do të jenë edhe dëborë, tregon meteorologia Tanja Porja.

Nga e hëna të paktën deri të premten në mesnatë, moti do të jetë i kthjellët dhe me temperatura të larta mbi 24 gradë celcius. Përjashtuar të hënën dhe të martën të cilat janë relativisht të frekëta dhe kryesisht në orët ë mëngjesit. Pra nuk mund t’i heqim akoma rrobat e dimrit./albeu.com/

të fundit

Boca Juniors, klubi jashtë Evropës që u shndërrua në një simbol kulturor botëror

Në një futboll ku klubet më të fuqishme dhe më të pasura gjenden kryesisht në Evropë, Boca Juniors vazhdon të…

6 hours ago

Ronaldo shënon golin e 978-të pas prekjes vendimtare që i mohoi realizimin Simakanit

Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë historinë e tij në futboll, duke shënuar golin e 978-të në karrierën profesionale, në fitoren…

7 hours ago

The 90th Protest Ends, Citizens Warn They Will Continue Their Resistance Until Rama Leaves

Është mbyllur protesta e 90-të qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, pas një tjetër mbrëmjeje me marshim në rrugët…

7 hours ago

Fire in Dragot, Tepelena, engulfs dozens of hectares of forest, olive groves and farmland

DRAGOT – Dhjetëra hektarë me pyje, ullishte, pemëtari dhe kultura bujqësore janë përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme…

7 hours ago

Tornado hits Cremona in Italy, around 40 injured and extensive damage / Cathedral and City Hall roofs damaged

Një mot ekstrem ka goditur këtë pasdite qytetin e Kremonës në Itali, ku një tornado e shoqëruar me breshër dhe…

7 hours ago

Iceland Votes on Resuming EU Membership Talks

Islandezët votojnë nesër, në një referendum për të rifilluar negociatat e anëtarësimit në BE. [...] Read More... The post Islanda…

7 hours ago