Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti, denoncon talljen që i bëhet prej 11 vitesh shtresës së ish të përndjekurve politik, duke nxjerrë shifrat e kompensimit tejet të ulët gjatë vitit korent.
Teliti shkruan në një postim të tij se nga 12 milionë euro të planifikuara për tu paguar gjatë këtij viti, në 5 muajt e parë 2024 janë paguar nga thesari vetëm 3.2 milionë euro.
Postimi i Telitit:
Ish të përndjekurit politik mbeten ose “urryerit” ose “të harruarit e qëllimshëm” të qeverisë Rama!
Fakt: Nga 12 milionë euro të planifikuara për tu paguar gjatë këtij viti, në 5 muajt e parë 2024 janë paguar nga thesari vetëm 3.2 milionë euro.
Fakt: Gjatë këtij 5-mujori, pagesat për dëmshpërblimin financiar të kësaj shtrese të përvuajtur janë 33% më të ulta edhe sesa pagesat e 5-mujorit 2023, tregues i qartë se qeveria kujtohet për ish të përndjekurit vetëm kur janë zgjedhjet.
Braktisja duket akoma edhe më e qartë kur llogarit që me këto ritme pagesash do duhen deri në tre dekada të tjera për të mbyllur detyrimin financiar që me ligj i takon kësaj shtrese.
Sa qesharake duken sot deklaratat dhe zotimet e Rilindjes në 2013, thjesht dhe vetëm për ti mashtruar e marrë votën ish të përndjekurve të sistemit diktatorial.
Ndaj të gjithë në protestë në 11 korrik, o sot o kurrë në protestë kushdo që ndihet i tallur dhe i nëpërkëmbur nga qeveria e premtimeve boshe, nga qeveria e luksit të vetes së saj por e mjerimit dhe varfërimit të shqiptarëve.
Kristjan Asllani, me sa duket e ka mbyllur me Torinon. Klubi “granata” nuk është gati të paguajë në fund të…
Ditën e sotme, një 32-vjeçar është ekstraduar nga Greqia. Shtetasi me inicialet A. M., i lindur në Bulqizë, akuzohet se…
Presidenti amerikan Donald Trump dhe miliarderi i teknologjisë Elon Musk duket se kanë zbutur marrëdhënien e tyre, pas një viti…
Një autokolonë që transporton udhëheqësin e rrëzuar të Venezuelës, Nicolás Maduro, është parë duke u larguar nga Metropolitan Detention Center…
Owen Cooper vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur të momentit në botën e kinematografisë, duke shënuar një…
Këtë të hënë, Gjykata e Posaçme, ka shtyrë seancën e shqyrtimit paraprak ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëpunëtorëve…