shqiperi

Të përfshirë në 2 vrasje të bujshme, Hoxha dhe Halili vijojnë betejën me drejtësinë

Ditën e sotme vijoi gjyqi për Xhuliano Hoxhën dhe Euglen Halilin lidhur me dy vrasje të kryera në vitin 2020 në Elbasan, atë të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

I penduari Euglen Halili përfundoi marrjen në pyetje me dy seanca, duke shpjeguar vrasjet dhe personat përfshirë.

Të lidhura

None found

Nga ana tjetër, Xhuliano Hoxha deklaroi sot se nuk dëshiron të merret në pyetje nga prokurori.

Në seancën e radhës do të merret në pyetje Erjon Alibej.

Hoxha dhe Halili akuzohen se janë përfshirë në 2 vrasje të bujshme, atë të Emiljano Ramazanit dhe të Regis Runajt të dyja të ndodhura në Elbasan.

Mbi Hoxhën dhe Halilin rëndojnë akuzat për vrasjen e Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan dhe të vrasjes së Regis Runaj më datë 29 Korrik 2020 në lagjen “Emin Matraxhiu”, në afërsi të varrezave të qytetit Elbasan.

Në të dy krimet, ata duke bashkëvepruar dhe me të tjerë persona, janë nën hetim për bashkëpunim si “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

Për rastin e vrasjes së  Runaj, Hoxha dhe Euglen Halili, dyshohet se masakruan me thikë 23-vjeçarin, në afërsi të varrezave të qytetit, duke e qëlluar 27 herë.

Ata akuzohen se janë të përfshirë dhe në vrasjen e shokut të Runajt, atë të Emiljano Ramazanit.

Financues i vrasjes është Erion Alibej, organizator Nuredin Dumani, ekzekutor Skerdi Tasi dhe ndihmës për ekzekutimin kanë qenë Henrik Hoxhaj, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili.

Nga provat e grumbulluara për këtë vrasje rezulton se të dy këta persona kanë ndjekur dhe kontrolluar lëvizjet e viktimës. Po nga hetimet rezulton se dy të rinjtë, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili, këto ngjarje i kanë kryer kundrejt pagesës nga persona të tjerë.

Regis Runaj dhe Emiljano Ramazani ishin miq të ngushtë me njëri-tjetrin ndërsa u vranë njëri-pas tjetrit brenda 9 ditësh në Elbasan.

“Truri” i dy vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit, ishte 34-vjeçari Erion Alibej! Uniformat blu bënë arrestimin e tij në 18 shtator të 2020./abcnews.al

të fundit

Detajet/ Si u tentua të zhdukeshin gjurmët e vilës luksoze të Ballukut në Dhërmi. Ish-vartësi i ish-zv/kryeministres, Julian Kelo i kërkoi menaxherit të “Brunes” të fshinte emailet për porositë e pishinës

Ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku dyshohet se ka tentuar të fshijë të dhënat pasi SPAK kishte rënë në gjurmët e një vile…

7 minutes ago

Peshkimi në Liqenin e Ohrit përfundon me lëndimin e një 31-vjeçari nga Struga

Ministria e Brendshme informon se mbrëmë në orën 22:25, Stacioni Policor për Mbikëqyrjen Kufitare “Liqeni i Ohrit” - Ohër ka…

9 minutes ago

Achraf Hakimi pritet të dalë në gjyq për akuzën e përdhunimit në Francë, çështja lidhet me vitin 2023

Gjykata e Apelit në Francë ka konfirmuar se futbollisti i PSG-së dhe Marokut, Achraf Hakimi, do të dalë para gjykatës…

10 minutes ago

Ndahet nga jeta një tjetër i pandehur në çështjen e tragjedisë në Koçan

Edhe një person tjetër i akuzuar për tragjedinë e Koçanit ka vdekur. Ky është Ljupço Grnçishtanov, i cili ishte 54…

21 minutes ago

Doganat e Maqedonisë: Mjeku dhe infermierja dyshohen për kontrabandë me 199 shishe Botox nga Korea

Një mjek dhe një infermiere janë akuzuar për kontrabandë dhe mashtrim doganor pasi u përpoqën të futnin kontrabandë 199 shishe…

21 minutes ago

Egnatia zyrtarizon kthimin e Bruno Pujës, portieri rikthehet në Rrogozhinë pas 3 vitesh

EgnatiaBruno Puja është futbollisti më i ri i Egnatias [...]Read More...

30 minutes ago