shqiperi

Të lidhura prej 10 vitesh, sot nëna të dy vajzave, Eda dhe Alba rrëfejnë betejën me ligjin shqiptar: Nuk na njeh fëmijët

Alba dhe Eda, që prej 10 vitesh po jetojnë historinë e tyre të dashurisë, janë tashmë nëna të dy vajzave binjake.  Në një intervistë në “Goca dhe Gra”, dy zonjat treguan momentin dhe hapat që ndoqën për të sjellë në jetë fëmijë.

Gjithë procedurën, ato e kanë bërë në Shqipëri, ku siç thonë, janë përballur me sfida dhe diskriminimin e mjekëve në klinikat private në vendin tonë.

Të lidhura

None found

“Kishim 10 vite marrëdhënie, 7 vite bashkëjetesë. Kemi kaluar çdo gjë së bashku. Fëmijët i kemi dashur që në fillim, por nuk ishin pjekur kushtet ekonomike, familjare.

Ishte e thjeshtë për ne të vendosnim kush do ta mbante fëmijë. Kemi dashur të kemi fëmijë të dyja, por për mua nuk është problem. Unë kam probleme fizike, kështu që vendosëm që fëmijët do i mbante Eda.

Çdo gjë u bë në Shqipëri. Në një klinikë u diskriminuam, u prezantuam sikur Eda ishte nënë e vetme dhe doktori më pyeti kush je ti, i thash jam shoqja e ngushtë. Tha nuk mund ta bëj sepse nuk ma lejon ligji. Në këtë mënyrë i hap rrugë familjeve LGBT dhe nuk mund ta bëj këtë, më tha doktori”.

Te klinika e tretë që kemi shkuar, çdo gjë shkoi mbarë. Ka qenë procedurë in vitro, shpjegon Alba.

Por, tashmë Alba dhe Eda kanë një beteje ligjore, ligji shqiptar nuk njeh bashkë mëmësinë. Megjithatë, ato thonë se janë të vendosura t’i shkojnë deri në fund dhe të zgjidhin hapat ligjorë në vendin tonë.

“Jemi në betejë ligjore me gjendjen civile, që të kemi emrin e bashkëmëmësisë,. Në çerdhe është bërë një regjistrim i përkohshëm i vajzave, që të marrim shërbimet bazë, por emri i tyre nuk figuron në e-Albania. Ne jemi në kontakt me avokatë dhe noterë”.

të fundit

De Paul u përgjigjet kritikëve: Argjentina në gjysmëfinale, rrugëtimi na kënaq

Mesfushori i Argjentinës, Rodrigo De Paul, ka hedhur poshtë kritikat ndaj paraqitjeve të kampionëve të botës në Kupën e Botës…

1 minute ago

The cost of a job in education: From 5 to 10 thousand euros in bribes to become a teacher in Albania

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur…

19 minutes ago

Cërrik Tragedy Claims Two Lives, Smart Driver Was a Teacher

Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik me dy të vdekur në Cërrik dhe një tjetër mbeti i plagosur. Sipas informacionit zyrtar…

20 minutes ago

Cubarsi: Konkurrenca dhe forca e grupit po e çojnë Spanjën drejt suksesit

Pau Cubarsi ishte një nga protagonistët kryesorë në fitoren 2-0 të Spanjës ndaj Francës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës…

25 minutes ago

Kostoja e një vendi pune në arsim: Nga 5 deri në 10 mijë euro ryshfet për t’u bërë mësues në Shqipëri

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur…

47 minutes ago

Tragjedia në Cërrik me dy viktima, drejtuesi i “Smart”-it ishte mësues

Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik me dy të vdekur në Cërrik dhe një tjetër mbeti i plagosur. Sipas informacionit zyrtar…

49 minutes ago