shqiperi

Të gjitha të qëllimshme, kush i vë zjarret në bregdet gjatë sezonit veror?!

Pjesë e kësaj strategjie janë edhe kontrollet për sigurinë nga zjarret në bizneset akomoduese. Në vitin 2021, nëna me 3 fëmijët, djalin 12-vjeç, vajzat 15 dhe 19 vjeçe ndërruan jetë pas shpërthimit të bombolës së gazit në hotelin e familjes së tyre në Velipojë. Por, këto ngjarje janë njëra anë e medaljes.

Vitet e fundit kurora e Vlorës dhe Karaburuni janë shkrumbuar nga zjarret. Thuajse të gjitha rastet kanë qenë zjarrvënie të qëllimshme. Ka informacione konfidenciale të strukturave inteligjente që ngrenë dyshime për qëllime sabotuese të sezonit.Edhe këtë vit, Shqipëria nuk ka flotë të mjaftueshme për përballimin e emergjencave të tilla, një situatë alarmuese që kërkon marrjen e masave sa nuk është vonë…

Këtë sezon veror, ajo që është prezantuar si një masë e re është ngritja e “Trupës së Ndërhyrjes Teknike”, e cila parashikon bashkëveprimin dhe koordinimin mes Urgjencës Mjekësore, Zjarrfikëses dhe Policisë së Shtetit, në raste ngjarjesh. Plani parashikon që këto shërbime, do të operojnë së bashku në disa pika kyçe dhe mjaft të populluara.

Siguria është A-ja e një sezoni veror për të garantuar mbërritjen e turistëve të huaj, por, ajo ecën së bashku me komponentët e tjerë. Ne kemi bërë një vëzhgim të vijës bregdetare nga Veriu në Jug ku duket se sezoni i ri, mbart probleme të vjetra… /Top Channel.

Tags: zjarre

të fundit

FOTO/ Cristiano Rolando i shton vetes një tjetër pasuri, ble për 8,2 mln euro vilën luksoze në Detin e Kuq

Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo vazhdon të investojë në pasuri të patundshme luksoze, këtë herë në zemër të Detit të Kuq,…

5 minutes ago

Elijona flet për humbjen tragjike: E kuptoj që s’kanë me u kthy më vetëm kur ju shkoj te varri

Elijona Binakaj ka folur sërish për historinë e saj tragjike, humbjen e nënës dhe motrës, një rrëfim që ka prekur…

15 minutes ago

Nën hetim për pasurinë/ Prokuroria Speciale e Kosovës i ngre aktakuzë Shpend Ahmetit, ish-kryekomunarit të Prishtinës

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit, për mosraportim and apo…

19 minutes ago

Aksident i rëndë në Maliq, makina përplas 65-vjeçarin me biçikletë! Niset me urgjencë në spital, shoqërohet në komisariat shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Maliq. Sipas raportimeve nga vendngjarja, një automjet ka…

42 minutes ago

Vuçiq: Asociacioni do ta vendoste policinë në veri në duart e serbëve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se situata aktuale në veri të Kosovës është rezultat i mungesës së formimit…

45 minutes ago

Mori titullin “Qytetare Nderi”, Parashqevi Simaku shpreh mirënjohje ndaj kryetarit të bashkisë dhe qytetarëve kavajas: Jam me ju me gjithë zemër e shpirt

Jo më larg se dje, këngëtarja Parashqevi Sipaku mori titullin “Qytetare Nderi”, gjatë festës tradicionale “Sofra e Kavajës”, në qyetin…

1 hour ago