shqiperi

“Të dënuarit për mashtrim fshihen pas Jet Bank”/ Këlliçi: Zhvatën 200 milionë euro, përgjigjja e BSH-së është qesharake…

Dokumentet zyrtare nga Ministria e Brendshme gjermane dhe një denoncim i fortë publik nga deputeti i PD-së Belind Këlliçi kanë ngritur alarmin për licencimin e bankës së parë plotësisht online në Shqipëri, “Jet Bank”.

I ftuar në TASK FORCE në SYRI TV me Sonila Meço, Këlliçi deklaroi se pas kësaj banke qëndrojnë individë të dyshuar të dënuar për një skemë ndërkombëtare mashtrimi me vlerë 200 milionë euro, duke ngritur pikëpyetje serioze në lidhje me procesin e verifikimit nga Banka e Shqipërisë.

Të lidhura

None found

Këlliçi theksoi se sipas dokumenteve të publikuara, shtetasi gjerman Oliver Hammer, drejtor i kompanisë “Constador LTD” të regjistruar në Qipro, e cila zotëron 71% të aksioneve të “Jet Bank”, rezulton të ketë një të kaluar problematike.

Këlliçi deklaroi gjithashtu se i është drejtuar zyrtarisht Bankës së Shqipërisë dy herë me një sërë pyetjesh kyçe, por nuk ka marrë asnjë përgjigje thelbësore.

Këlliçi: Faleminderit Sonila, ndoshta je e vetmja emision deri më tani që hedh dritë mbi këtë skandal shumë të madh që prek sistemin tonë bankar. Është një problem sistemik, siç e kam përshkruar, nuk është thjesht një lidhje njerëzish të përfshirë në vjedhjen e qytetarëve evropianë dhe të tjerëve, dhe këto nuk janë lidhje të rastësishme. Por këtu siguria financiare dhe siguria e sistemit tonë bankar, dhe e të gjithë sistemit bankar, preken drejtpërdrejt, dhe çuditërisht, mjafton të shikosh portalet dhe mediat ku është i pranishëm ky denoncim dhe menjëherë e kupton shumën e madhe të parave që janë shpenzuar jo për të reklamuar, por për të censuruar të vërtetën në lidhje me këtë bankë, e cila është banka e parë dixhitale, e miratuar dhe e licencuar nga Banka e Shqipërisë, dhe ndërkohë, guvernatori dhe banka nuk u janë përgjigjur ende pyetjeve të mia, as muajin e kaluar, drejtuar zyrtarisht Bankës së Shqipërisë, dhe ndërkohë, letrës së dytë që dërgova, përsëri me pyetje të përsëritura drejtuar Bankës së Shqipërisë, guvernatorit dhe Këshillit Mbikëqyrës, përsëri nuk kam marrë përgjigje. Shkurt, sot kam publikuar një dokument të Ministrisë së Brendshme Gjermane, një dokument zyrtar dhe është një dokument i Ministrisë Federale të Brendshme, i cili hedh dritë mbi njerëzit që qëndrojnë pas kësaj banke. Pra, shtetasi Oliver Hammer që kam publikuar sot, rezulton të jetë një individ i cili nëpërmjet kompanisë ku ishte drejtor menaxhues, kompania ishte, siç e kam theksuar për korrektësi, GRF Europe OU, e cila ishte një kompani që vepronte në emër të kompanisë së famshme 4XFX, në pronësi të shtetasit izraelit Gal Barak. Të dy këta shtetas janë dënuar me katër vjet burg për ngritjen e një skeme mashtrimi nëpërmjet biznesit të qendrës së thirrjeve me vlerë të paktën 200 milionë euro që i kanë vjedhur qytetarëve të Bashkimit Evropian në vende si Austria, Gjermania, Italia dhe pse jo edhe jashtë BE-së tani, qytetarëve britanikë. Ata kanë vjedhur të paktën 200 milionë euro me këtë biznes. Tani, këto pyetje ia kam drejtuar Bankës së Shqipërisë, ia kam drejtuar Bankës së Shqipërisë që prej një muaji ose gati gjashtë javësh më parë. Cila është përvoja e kësaj kompanie, kompanisë Constador LTD, e cila zotëron 71% të Jet Bank dhe e cila zotërohet dhe ka si drejtor të përgjithshëm të njëjtin individ, Oliver Hammer, i cili është dënuar me katër vjet burg për zhvatje të qytetarëve të Bashkimit Evropian, bazuar në dokumentet zyrtare nga Ministria Federale e Brendshme në Gjermani.

të fundit

Mohamed Salah i rikthehet stërvitjes me Egjiptin, shtohen gjasat për ndeshjen ndaj Australisë

Kapiteni i Egjipti, Mohamed Salah, është rikthyer në stërvitje të martën, duke marrë pjesë në një pjesë të seancës stërvitore…

43 seconds ago

Tuchel bën të ditur se James dhe Quansah mungojnë ndaj RD e Kongos

Trajneri i Anglia, Thomas Tuchel, ka konfirmuar se mbrojtësit Reece James dhe Jarell Quansah nuk do të jenë të gatshëm…

1 hour ago

Stuhiya në Mexico City vonon për një orë duelin Meksikë – Ekuador në “Azteca”

Ndeshja e shtatë e raundit të 1/16-ave në Kupën e Botës FIFA 2026 midis Meksika dhe Ekuadori është shtyrë për…

2 hours ago

Mbappe vendos rekorde të reja në Kupën e Botës, francezi lë pas edhe emra legjendarë

Kylian Mbappe vazhdon të shkruajë historinë e futbollit botëror. Sulmuesi francez realizoi dy gola në fitoren 3-0 ndaj Suedisë dhe…

3 hours ago

Meksika dhe Ekuadori luajnë sonte për një vend në 1/8 e finales, publikohen formacionet zyrtare

Meksika dhe Ekuadori përballen sonte në një duel vendimtar të fazës së 1/16-ave në Kupën e Botës FIFA 2026, me…

4 hours ago

Tri sfidat e para të 1/8 së finales në Kupën e Botës tashmë janë zyrtarizuar

Janë konfirmuar tri ndeshjet e para të fazës së 1/8 së finales në Kupën e Botës 2026, ku pritet spektakël…

4 hours ago