Për herë të parë, personat që janë pronarë të paktën të një makine luksoze, edhe nëse nuk janë zyrtar e politikanë (që detyrohen me ligj të deklarojnë pasurinë), do të vihen në sitën e verifikimit të pasurisë.
Brenda këtij viti, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të bëjë hetim pasuror ndaj të gjithë pronarëve të këtyre automjeteve për të parë nëse të ardhurat që ata kanë deklaruar e justifikojnë blerjen e makinës së shtrenjtë.
Listën e personave me makina luksoze, Tatimet do ta marrin nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, dhe nga aty do të nisë më tej krahasimi i ardhurave individuale të deklaruara.
Kur burimet nuk justifikojnë pasurinë mund të nisë një hetim administrativ.
Brenda vitit në të dhënat e administratës tatimore, do të kenë akses edhe palë të treta, ose autoritetet e tjera kombëtare me qëllim ballafaqimin e të dhënave
Ministria e Financave thotë se ky proces verifikimi është pjesë e luftës kundër informalitetit, që do të pasohet në vitin 2026 me krijimin e një Regjistri të Pasurive të luajtshme e të paluajtshme të Tatimpaguesve.
Të parët që do duhet të tregojnë pasuritë në këtë regjistër janë personat që kanë të ardhura më të larta. Ky vetëdeklarim do t’i shërbejë Tatimeve për të gjurmuar nëse burimi i këtyre pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, është i justifikuar
Lufta ndaj evazionit fiskal që Ministria e Financave ka projektuar deri në vitin 2026, do të përqendrohet në deklarimin e TVSH-së dhe marrjen e masave ndaj bizneseve që shmangin detyrimet tatimore, uljen e punës në të zezë, reduktimin e pagave të nën deklaruara dhe uljen e parasë cash në ekonomi.
Ditën e djeshme, një aeroplan me 15 persona në bord u rrëzua në një zonë malore të Kolumbisë veriore pa…
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan, do të blihet me 80.3 lekë dhe do të shitet me…
Sot është dita e 20-të që vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili dyshohet se…
Ndonëse Shqipëria është një nga shtetet më të vogla të Europës, shtetasit e saj janë të shpërndarë nëpër vendet e…
Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të…
Klubi i Torinos nuk ka ndër mend që të mbajë Kristjan Asllanin si pjesë të tij, por në mënyrë të…