shqiperi

Tabaku kërkesë qeverisë: U mblodhën 10 mln euro, kthejani këstin e taksës profesionistëve të lirë!

Jorida Tabaku, deputetja e PD që u angazhua me grupin parlamentar të PD në betejën në Gjykatë Kushtetuese për anulimin e taksës për Profesionistët e Lirë ka reaguar sot duke kërkuar qeverisë të rikthejnë pagesën që u morën këtyre të fundit.

Sipas Tabakut janë 10 mijë profesionistë të lirë që kanë paguar taksën që më pas u kthye antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese.

Të lidhura

None found

Sipas saj 10 mln euro janë asgjë për buxhetin por janë shumë për xhepin e shtresës së mesme.

MESAZHI I TABAKUT

Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim të qartë në lidhje me Taksën antikushtetuese ndaj Profesioneve të Lira. E ka rrëzuar atë!

Mirëpo edhe pse çështja ishte në Gjykatë dhe po shqyrtohej prej saj, qeveria socialiste vazhdonte të dërgonte njoftime Profesionistëve të Lirë për të paguar taksën antikushtetuese dhe atyre që guxonin të mos paguanin pasi po prisnin vendimin e Gjykatës, qeveria socialiste i përmendte kërbaçin e ndëshkimit për një taksë të pandershme që më vonë u rrëzua.

Sot, janë rreth 10 mijë biznese që kanë paguar një taksë që nuk duhej ta paguanin. Buxheti i shtetit ka grumbulluar mbi 10 mln euro të ardhura nga 10 mijë profesionistë të lirë.

Qartësisht këto të ardhura janë mbledhur nga një taksë e pandershme dhe antikushtetuese.

Qeveria do të duhet që të nisë menjëherë procedurat për t’ia rikthyer këto 10 mln euro shtresës së mesme së cilës i është marrë në kundërshtim me Kushtetutën.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është final, i padiskutueshëm. Qeveria shqiptare ka vetëm detyrën që të zbatojë këtë vendim!

Nuk mundet në një shtet të së drejtës, në një demokraci perëndimore të vihen më diskutim vendimet e asnjë gjykate për më tepër asaj kushtetuese.

10 mln euro nuk janë kurrgjë për arkën e shtetit por janë shumëçka për xhepin e shtresës së mesme që është shtylla kurrizore e vendit tonë.

Atyre u duhet kthyer ajo që është marrë padrejtësisht dhe pandershmërisht! Vetë nuk e bënë dot kurrë mbështetjen për shtresën e mesme, të paktën të zbatojnë vendimin e gjykatës.

të fundit

Estevao Willian po mendon largimin nga Chelsea për shkak të hapësirave të kufizuara nën drejtimin e Alonsos

Talenti brazilian i Chelseat, Estevao Willian, po e shqyrton mundësinë e largimit nga klubi londinez në afatin e ardhshëm kalimtar,…

4 minutes ago

Hoti: Çdo dështim institucional në rastin e Arlinda Zekajt do të trajtohet ligjërisht

Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka deklaruar sot se nuk do të kursehet askush…

7 minutes ago

Kica-Xhelili kundër Projektligjit për Byronë: Mund të shërbejë për shantazh politik

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka shprehur sot kritika në seancën e Kuvendit ndaj Projektligjit për…

7 minutes ago

Avokatja e Albert Sylajt: U dorëzua pas thirrjes së nënës, pasi ishte në rrezik të vetëvritej

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti më 28 tetor 2026 ka caktuar masën e paraburgimit Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen…

17 minutes ago

KPK-ja pezullon nga detyra kryeprokuroren e Pejës, Lumturije Vuçetaj

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e jashtëzakonshëm të enjten, ka suspenduar Kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije…

18 minutes ago

KPC reviews Arlinda Zekaj murder case in closed meeting

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka nisur sot mbledhjen e jashtëzakonshme lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt. Mbledhja…

25 minutes ago