shqiperi

Surprizon përsëri Marin Mema, Vjena dhe “Oxford” të mahnitur nga zbulimi i tij

Gazetari Marin Mema, nëpërmjet “Gjurmë Shqiptare” ka bërë një zbulim shumë të rëndësishëm arkeologjik dhe historik.Në dokumentar u transmetuan pamjet e një shpelle të mbushur me eshtra njerëzore e cila ndodhej rreth 15 kilometra nga qyteti i Peshkopisë në Dibër.

Ky zbulim padyshim që zgjoi interesin e të gjithëve, ku disa muaj pas zbulimit të tyre në “Gjurmë Shqiptare”, Universiteti i Vjenës si rrjedhojë e një marrëveshje me institucionet përkatëse dërgoi në Shqipëri një antropologe franceze.

Më pas, eshtrat u dërguan nga Universiteti i Vjenës për analiza më të specializuara në një laborator pranë Universitetit të Oxfordit në Britaninë e Madhe.

Rezultati i analizave ishte mjaft mbresëlënës, pasi i zbulua se ato i përkisnin njerëzve që kanë jetuar nga 1600 deri 1700 vjet më parë, pra mes shekujve të IV dhe të V.

Ndërkohë gazetari Marin Mema ka kërkuar që të vazhdojnë më tej kërkimet në këtë shpellë duke kryer edhe analizat e ADN-së, por njëkohësisht, gërmimet arkeologjike duhet të bëhen në të gjithë zonën.

Ky zbulim është mjaft i rëndësishëm për historinë tonë, pasi deri më sot në Shqipëri nuk ka asnjë rast tjetër të njohur të një shpelle me një numër kaq të madh eshtrash që i përkasin kësaj periudhe.

të fundit

Pas dorëheqjes së Spahos, Anxhela Paparizo pritet të emërohet drejtuesja e QSUT-së

Në krye të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pritet të vendoset Anxhela Paparizo. Burime  bëjnë me dije se ajo do…

3 minutes ago

Jep dorëheqjen drejtori i QSUT Florenc Spaho, kush pritet ta zëvendësojë (EMRI)

Ditën e sotme, drejtori i QSUT, Florenc Spaho, ka dhënë dorëheqjen. Ai u emërua në krye të qendrës spitalore më…

29 minutes ago

Parashikim për Big Brother All Stars, ja kush do të ishte fituesi sipas inteligjencës artificiale

Nëse do të realizohej një edicion i posaçëm “Big Brother Albania All Stars”, me emrat më të komentuar të sezoneve…

31 minutes ago

Partia Demokratike dërgon në Gjykatën Kushtetuese rregulloren e Kuvendit, kërkon dhe shfuqizimin e ministres “Diella”

Partia Demokratike, ka depozituar ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin, si të papajtueshme me Kushtetutën, të ndryshimeve…

38 minutes ago

“I bën agresivë, gjykues…” – Aulona Musta: Ka njerëz që e përdorin fenë për të sharë

E ftuar në “Live from Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Aulona Musta. Një personazh shumë i njohur për rutinën e…

56 minutes ago

Qeveria programon se pas 5 viteve pensioni mesatar do të jetë 400 euro, ja kush përfiton

Qeveria ka vendosur si objektiv arritjen e një pensioni mesatar prej 400 eurosh, për ata individë që kanë kontribuar plotësisht…

1 hour ago