shqiperi

“Studentët e mjekësisë u tradhtuan përsëri”, Berisha: U bëj thirrje që të bashkohen me ne në protestën e të martës

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e tij para mbështetësve të mbledhur poshte banesës së tij. Berisha u ka bërë thirrje studentëve të mjekësisë që ti bashkohen opozitës në protestën e ditës së martë tek bashkia e Tiranës. Më tej kreu i PD u tha studentëve Bashkohuni me ne në këtë protestë, të ecim së bashku drejt fitores.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Të lidhura

None found

U bëj thirrje studentëve, bashkohuni me qytetarët. Dje ndodhi përsëri tradhtia e dytë e madhe ndaj tyre. Si hiena në fshehtësi kaluan ligjin përsëri kundër studentëve të mjekësisë. Studente dhe studentë, ngrihuni në lartësinë e guximit.
Ngrihuni kundër atyre që shkelmojnë mbi ju, mbi dinjitetin tuaj. Bashkohuni me ne në këtë protestë, të ecim së bashku drejt fitores. Thirrja ime është për çdo pensionist që rropatet në mospasje të madhe.

Që rropatet i topitur për ushqimin e përditshëm dhe mjekimin, të bashkohet me ne edhe si hakmarrje ndaj këtyre hajnave, që mbi gjakun tonë, mbi djersën tuaj, ndërtojnë pasuritë e tyre përrallore. U bëj thirrje qindra të sëmurëve, cilido që mundet, të bashkohet në këtë protestë, të dërgojë familjarët në këtë protestë. Sepse ky regjim me mungesë ilaçesh ka marrë mijëra e mijëra jetë njerëzish. Fatin e mësueses Kasimati, të mjekuar 8 muaj pa ilaçin që i duhej, e kanë me qindra e qindra të sëmurë të tjerë në Shqipëri.

Kovidi mori në Shqipëri jetë njerëzish më shumë se kudo në Europë dhe në botë.
Sëmundjet e tjera bëjnë kërdinë nga pamundësia për të marrë ilaçet apo nga shndërrimi i Shqipërisë në depozitë të ilaçeve të skaduara dhe pa vlerë.Të ngrihemi, durimi ka tejkaluar çdo kufi. Është koha e guximit. Është koha e zemërimit. Është koha e betejës. Është koha e fitores.

të fundit

Peci responds to statements about bombs: Those who threaten bloodshed are criminals

Kryetari i Mitrovicës dhe bashkëkryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, ka reaguar ashpër pas deklaratave të ish-deputetit të AAK-së, Daut…

2 hours ago

Peci reagon ndaj deklaratave për bomba: Ata që kërcënojnë me gjakderdhje janë kriminelë

Kryetari i Mitrovicës dhe bashkëkryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, ka reaguar ashpër pas deklaratave të ish-deputetit të AAK-së, Daut…

2 hours ago

Ilir Daja e minimizon humbjen e dytë radhazi, por Dinamo vijon të jetë krejt e fikur

Ilir Daja U mendua se Dinamo do të reagonte ndaj Teutës në javën e 7-të të Abissnet Superiore, por nuk…

2 hours ago

Following the clashes of October 16, protester recounts understanding with police: “They are Albanians too

Një i ri ka rrëfyer atë që ndodhi në bulevardin përpara Kryeministrisë, ku protestuesit dhe efektivët e policisë patën një…

2 hours ago

Katër faktorët që e kanë kthyer PSG-në në kundërshtarin më të vështirë për klubet angleze

PSG është shndërruar në makthin e klubeve angleze në Ligën e Kampionëve. Fitorja e fundit 4-2 ndaj Manchester Cityt në…

2 hours ago

Horoskopi 17 Tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenje

Dashi Nesër do të keni energji për të nisur gjëra të reja. Në dashuri, shmangni debatet e panevojshme dhe dëgjoni…

3 hours ago