shqiperi

Specialisti: Skuterat elektrikë po kthehen në burime aksidentesh në Tiranë

Me siguri e keni vënë re shtimin e përdorimit të skuterave elektrikë në Tiranë. Mirëpo, kjo po rrit edhe shqetësimin e shoferëve të automjeteve dhe vetë këmbësorëve për shkak të rrezikut që vjen prej tyre për mosrespektimit të kodit rrugor.

Specialisti i qarkullimit rrugor, Gerhard Baka, teksa ishte i ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’, u shpreh se fatkeqësisht kjo kategori vë në siklet ata drejtues mjetesh të rregullt, këmbësorët që ecin në korsitë e tyre, sepse kanë rriskun për t’u përplasur nga monopatinat që edhe pse e kanë të ndaluar, i shohim të ecin në korsitë e këmbësorëve.

Të lidhura

None found

“Në këtë rast e vetmja gjë që duhet të bëjmë është që t’i këshillojmë e t’i sensibilizojmë duke i treguar se rregullat e qarkullimit rrugor nuk duhen shkelur dhe se duhet bërë i përgjegjshëm edhe për pjesën tjetër të njerëzve”- u shpreh Baka.

Deklarata e tij:

“E kemi të theksuar te neni 185/188 se si duhet të sillemi ne ndaj kësaj kategorie dhe ku themi se duhet ta ndëshkojmë një përdorues patine që është duke qarkulluar në karrexhatë, ndërkohë që duhet të qarkullojë në korsinë e dedikuar për biçikleta, ne nuk mund të aplikojmë të njëjtën masë në atë segment ku nuk ka korsi për biçikleta. Pra është mungesa e sinjalistikës që ne na penalizon për të ndëshkuara këta kategori ku ata nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Si kundër themi që ne nuk e vendosim masën nëse vazhdon lëvizjen me semafor të kuq.

Në rast se ndëshkojmë një motomjet apo mjet i cili vazhdon lëvizjen, ndonëse sinjalizimi i semaforit ja ndalon atë, të njëjtën ndëshkim duhet të kenë edhe këto kategori të tjera. Duhet ndëshkuar njëosj edhe përdoruesi i mjeteve, monopatinës, apo biçikletave pasi duhet të jetë subjekt i të njëjtit saksion sipas predispozitave të rregullave rrugore.

Në momentin që këto dispozita mungojnë në pamje të parë duket sikur polici po tregohet neglizhent apo i paaktivizuar për të marë masa kësaj kategorie.

Në këtë rast e vetmja gjë që duhet të bëjmë është që t’i këshillojmë ti sensibilizojmë duke i treguar se rregullat e qarkullimit rrugor nuk duhen shkelur dhe se duhet bërë i përgjegjshëm edhe për pjesën tjetër të njerëzve. Fatkeqësisht ne shohim që kjo kategori vë në siklet ata drejtues mjetesh të rregullt, këmbësorët që ecin në korsitë e tyre sepse kanë rriskun për t’u përplasur nga monopatinat që ecin aty siç është rasti tek ‘Sheshi Skënderbej’ sepse shohim masivisht që edhe pse aty është e ndaluar, drejtuesit e motomjeteve për t’i rënë shkurt futen mes per mes sheshit”.

të fundit

Trump nuk e përjashton bashkëpunimin me demokratët: S’kam ndërmend të vë veton për gjithçka në dy vitet e ardhshme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dukej se po e lë pak a shumë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me demokratët,…

7 minutes ago

Mteorologu Hakil Osmani zbulon çfarë ndodh me motin në fundjavë, priten reshje dëbore temperaturat zbresin deri në -5°C

Reshjet e shiut do të vijojnë të jenë të pranishme në vendin tonë edhe gjatë fundjavës, ndërsa në disa zona…

10 minutes ago

I dënuari goditi policin me ekspres kafeje në burgun e Burrelit, Drejtoria e Burgjeve tregon gjendjen e efektivit

Pas lajmit për sulmin ndaj punonjësit të Policisë së Burgjeve në IEVP Burrel, ka reaguar zyrtarisht Drejtoria e Përgjithshme e…

39 minutes ago

VIDEO/ Më shkatërruan çdo gjë, Monika Kryemadhi: Punë e madhe po më çuan te burgu i Pogradecit, çdo gjë do e kem falas

Mbrëmjen e djeshme, Monika Kryemadhi, ishte e ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus. Kryemadhi foli për…

1 hour ago

Shqipëria mirëpret samitin për “Planin e Rritjes”/ Rama: Në fokus reformat dhe integrimi europian! E pranishme edhe Marta Kos

Mëngjesin e sotëm,  përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, ka ndarë një mesazh ku ka njoftuar për…

2 hours ago

Këmbimi valutor 27 Nëntor 2026/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me…

2 hours ago