Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi sekuestron e pronave të biznesmenit Pëllumb Gjoka, i arrestuar pas zbërthimit të komunikimeve në aplikacionin Sky ECC.
Biznesmenit Pëllumb Gjoka, i shpallur edhe investitor strategjik, i janë sekuestruar 390 mijë metra tokë në plazhin e Velipojës me kërkese të SPAK, por Apeli i GJKKO rrëzoi ankimin e tij.
Sipas SPAK, dyshohet se këto sipërfaqe toke janë përfituar me anë të falsifikimit.
Pasuritë e vendosura në sekuestro preventive janë:
-Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 113.500 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër, regjistruar në emër të një shoqërie tregëtare …….;
-Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 61.470 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër, regjistruar në emër të një shoqërie tjetër tregëtare ……..;
-Pasuria e llojit Pyll, me sipërfaqe 215.030 m2, e ndodhur në Pulaj- Plazh, Velipojë, Shkodër, regjistruar në emër të shtetasit K. Gj.
Pëllumb Gjoka, u arrestua më 27 korrik 2023 për akuzën e vrasjes tentativë vrasja, korrupsion dhe grup të strukturuar kriminal./albeu.com
Këngëtari nga Peja, Gjesti, është rikthyer pas një kohe të gjatë edhe në rrjete sociale. Ai ka postuar një fotografi,…
Vendkalimi i vetëm kufitar i Gazës me Egjiptin është rihapur pjesërisht. Kjo erdhi pasi Izraeli e mbylli atë gati dy…
Në një deklaratë për mediat, avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj kanë reaguar pas zhvillimit të seancës së tij sot në…
Në spektaklin e së shtunës, Miri u vendos përballë 'Kutisë së Pandorës', ku pasi u takua me vajzën e tij,…
Kryeministri i Groenlandës shprehet disi më optimist lidhur me dialogun e hapur me Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë shfaqur…
Kurioziteti i publikut rreth dasmës së paralajmëruar në Big Brother VIP Kosova më në fund është sqaruar. Moderatori i spektaklit,…