Është pushuar për herë të dytë radhazi kallëzimi penal që Olsi Rama, depozitoi në SPAK kundër kryetarit të Grupit Parlamentar të Rithemelimit Gazment Bardhi, të cilin e akuzonte për “Kallëzim të rremë”.
Gazment Bardhi, disa kohë më parë ka çuar në SPAK në formën e indicies një material hetimor të ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kur raportet e vëzhgimit të policisë kriminale kishin kapur vëllain e Edi Ramës, Olsi Ramës, që lëvizte me një automjet i cili besohej se përdorej dhe nga disa persona të përfshirë në trafikun e drogës.
“Ora News” ka mësuar nga burime brenda SPAK, se vendimi për mosfillimin e hetimeve është marrë nga prokurori, Sotir Kllapi, i cili mësohet se këtë vendimmarrje ia ka depozituar sot dhe Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama.
Për herë të parë kallëzimi i Olsi Ramës kundër Bardhit, është mosfilluar në datën 17 Prill 2024, ku prokuropri i SPAK Elvin Gogaj, ka vendosur mosfillimin e procedimit penal.
Arsyetimi i prokurorisë së posaçme, ka qenë se Gazment Bardhi nuk ka bërë kallëzim, dhe në rast se nuk ka një kallëzim, nuk është targetin e SPAK, pasi kjo mund të zgjidhet në rrugë gjyqësore për shpifje apo cenim të imazhit.
Sipas Prokurorisë së Posaçme kjo çështje është kompetencë e gjykatës nëse një palë i drejtohet.
Olsi Rama kallëzoi Gazment Bardhin me pretendimin se ka shpifur ndaj tij në lidhje me përfshirjen e tij në grupin e kokainës së “Xibrakës”.
Por sapo është njohur me mosfillimin e hetimeve sërish Olsi Rama, i është drejtuar me një kallëzim të dytë, duke pretenduar dhe futur një provë të re që lidhet me një status të Gazment Bardhit të bërë më 8 maj në “Facebook”, ku kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, thotë se SPAK e ka njoftuar zyrtarisht për rinisjen e hetimeve.
Por edhe pas këtij pretendimi prokurori i çështjes Sotir Kllapi, ka vendosur të mosfillojë hetimet lidhur me kallëzimin penal që Olsi Rama, kishte depozituar kundër Gazmend Bardhit.
Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, shpreh shqetësimin për situatën e krijuar në disa akse rrugore të Veriut dhe Verilindjes, ku…
Përmes një reagimi të ndjerë në rrjetet sociale, këngëtarja Beatrix Ramosaj, ka ndarë publikisht një nga sfidat më të vështira…
Viti 2026, i rezervon Shqipërisë mundësinë e artë për të marrë pjesë në Kupën e Botës, me praninë e parë…
Këtë të premte vendi ynë, është mbërthyer nga i ftohti dhe reshje shiu dhe dëbore, Temperaturat e ulëta kanë përfshirë…
Këta që shihni në foto, janë çifti i bashkëshortëve nga Puka, Petrit dhe Elona Florini, të cilët humbën jetën në…
Këtë të premte vendi ynë, është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore, si pasojë është bllokuar aksi Elbasan-Librazhd. Siç shihet…