Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila është nën hetim për një sërë dosjesh, për shkelje të barazisë në tendera, është thirrur nga SPAK për t’i komunikuar akuzat.
Thirrjes së parë për ditën e hënë, Balluku nuk iu përgjigj, pasi ndodhej jashtë vendit. Për të u lëshua një fletëthirrje e dytë, ku iu kërkua që së bashku me një avokat, të paraqitet në Prokurorinë Posaçme ditën e premte.
None found
Nuk dihet nëse do të shkojë apo jo, por nëse nuk paraqitet, ajo duhet të shoqërohet me forcë nga Policia.
Ndërkohë sot, Balluku është shfaqur duke prezantuar drejtorin e ri të DPSHTRR, ish-drejtorin e Portit të Durrësit, Kreshnik Bajraktari.
“DPSHTRR do ta drejtojë duke nisur nga sot Kreshnik Bajraktari. Kreshniku ka vite që punon me transportin rrugor, është inxhinier mekanik. Pra do keni një profesionit, një person që ka kontribuar në transportin publik. Kreshniku është një bashkëpunëtor i mirë, një zyrtar i ndërgjegjshëm. Për c`ka mund t`ju garantoj është që do jetë një drejtues mbështetës”, tha Balluku në prezantimin e tij.
Ftesa për paraqitje mban firmën e prokurorit të posaçëm Dritan Prençi, i cili ka kërkuar që zëvendëskryeministrja të jetë e asistuar nga një avokat, një praktikë që nënkupton se ndaj saj mund të komunikohet zyrtarisht një akuzë penale.
Kreu SPAK, Altin Dumani, u pyet dje në Kuvend lidhur me kallëzimet penale të depozituara ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Deputetët e opozitës pyetën nëse SPAK po heton disa dosje që lidhen me Ballukun, përfshirë çështjet mbi shitblerjen e energjisë, projektet e rrugëve, parqet fotovoltaike, tunelin e Llogarasë, si edhe termocentralet “Tigri 1” dhe “Tigri 3”.
Në përgjigjen e tij, Dumani deklaroi se për sa kohë çështjet ndodhen në fazën e hetimit paraprak, nuk mund të jepen detaje apo informacione për ecurinë e tyre, por tha se inkurajon prokurorin Dritan Prençi.
Një moment i veçantë ka shënuar jetën personale të gazetarit Osman Stafa. Përmes një surprize romantike në bregdet, ai i…
Gjatë një dëshmie përpara një komisioni të Kongresit amerikan, bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka pranuar se ka pasur tri…
John Bolton, ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i presidentit amerikan Donald Trump, ka pranuar fajësinë lidhur me mbajtjen në mënyrë të…
Era e fortë që përfshiu pasditen e së premtes qytetin e Gjirokastrës ka shkaktuar rrëzimin e disa pemëve në lagjen…
Në mbledhjen e zhvilluar sot nga qeveria, një nga vendimet e marra ishte edhe miratimi i 300 kuotave për kredi…
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se janë miratuar disa ligje, mes të cilëve spikat edhe vendimi për…