“Rithemelimi” është duke zhvilluar ditën e sotme zgjedhjet në 108 qendra votimi për kreun e ri të Partisë Demokratike.
Në garë janë ish-kryeministri Sali Beridha dhe ish-kreu i PD në Kukës Ibsen Elezi.
Në një deklaratë për mediat Albana Vokshi ka bërë publike shifrat e pjesëmarrjes në votim deri në orën 11:00.
Sipas saj për gjatë tre orëve të para kanë votuar 14.012 anëtarë.
“108 qendra votimi në të gjitha degët e PD në të gjithë vendin. Procesi vijon normalisht, Ka pasur interes të madh të demokratëve për të votuar që në orët e para të mëngjesit. Kemi më shumë qendra votimi dhe ka pasur një menaxhim më të mirë të fluksit në qendrat e votimit. 14 012 anëtarë të PD që kanë votuar deri në orën 11:00. Pas zgjedhjeve do hapim procesin e pastrimit të listave”, tha Vokshi.
Shkodër 1287
Lezhë 830
Kukës 1081
Dibër
Durrës 1005
Tiranë 3694
Elbasan 1990
Berat 460
Korçë 1200
Fier
Vlorë 570 /albeu.com
Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, ka zhvilluar së fundmi një vizitë prekëse në Srebrenica Memorial Center – Potoçari, vendin…
Egli Tako, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, këto ditë ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.…
Një natë tmerri dhe frike ishte mbrëmja e 12 gushtit për banorët e Delvinës. Forca të shumta zjarrfikëse, të bashkive…
Në rrethin e Bulqizës zjarret po përhapen me shpejtësi në kurorën e malit të “Liqenit të Zi” të njësisë Zerqan…
Marrëdhënia e Adrola Dushit dhe Capital është tashmë e konsoliduar dhe çifti po shijon disa ditë relaxi në një rezidencë…
Situata e zjarrit në Gramsh vazhdon të jetë shumë e vështirë. Era e ka përhapur zjarrin dhe vatra të reja…