Më 26 dhjetor 2016 arti shqiptar humbi një kolos të kinematografisë. Bujar Lako u nda nga jeta në moshën 68 vjeçare si shkak i një ataku kardiak!
Në teatër Bujar Lako ka interpretuar rreth 70 role në shfaqje teatrore. Ai gjatë karrierës së tij u vlerësua edhe me shumë çmime. Disa herë ka fituar çmimin si aktori më i mirë në festivalet e filmave në Shqipëri, “Palmën e Artë” si aktori më i mirë në festivalin ndërkombëtar të filmit në “Cairo”, një festival i kategorisë “A” për kinematografinë botërore.
None found
Bujar Lako është nderuar gjithashtu edhe me urdhrin “Naim Frashëri” i klasit të parë, me titullin “Artist i Merituar” në vitin 1985 dhe në vitin 2013 iu dha edhe titulli “Nderi i Kombit” nga presidenti i Republikës.
Interpretimi i tij më i fundit do të jetë në vitin 2009 në filmin “Muaji i mjaltit” në rolin e Rrokut. Bujar Lakon e gjejmë edhe në rolin e spikerit në përmbledhjen muzikore të Aleksandër Peçit “Vajtimi Shqiptar” kushtuar “vitit të zi 1997” në vitin 1997. Në këtë përmbledhje Bujar Lako reciton pjesë nga “Epika e Gilgameshit”. Kjo përmbledhje do të jetë dhe prezantimi i parë i muzikës shqiptare moderne në Amerikën e Veriut.
Magjike janë pamjet e protestës së 31-të me radhë para Kryeministrisë. Me flamuj dhe pankarta, sheshi ishte i mbushur edhe…
Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, ka folur për Now me Erla Mëhillin lidhur me aktualitetin në vend, konkretisht…
Mbi 2 mijë shtetas shqiptarë u kthyen nga vendet e Bashkimit Evropian gjatë tre muajve të parë të vitit 2026.…
Një analizë e publikuar nga Gradient Sports ka nxjerrë në pah futbollistët më të aftë në përdorimin e të dyja…
Autoriteti australian që mbikëqyr konkurrencën dhe mbron konsumatorët ka çuar në gjykatë Amazonin, me pretendimin se kompania ka përdorur kushte…
U mbyll dita e 31 e revoltës qyytetare ku kërkohej dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë së…