shqiperi

Skandalet me publikimin e të dhënave personale, Balla: Drejtësia të hetojë dhe deklarimet e rreme

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla,  këtë të hënë në një deklaratë për mediat ka komentuar skandalin për publikimin epagave dhe të targave të makinës të qytetarëve shqiptarë.

Balla në fjalën e tij është shprehur  se ai nuk ka shumë komente në lidhje me këtë çështje, pasi sipas tij tashmë kjo është një çështje që ka kaluar në duart e prokurorisë.

Ndër të tjera ai ka theksuar ndër të tjera se publikimi i të dhënave të tilla është një destabilizim dhe lëkundje e fortë mes punëmarrësve dhe punëdhënësve.

Kreu i grupit të PS ka deklaruar ndër të tjera se në lidhje me këtë rast, në sezonin e ri parlamentar do të bëhet rishikimi dhe forcimi i ligjit për ruajtjen e të dhënave personale.

“Në të gjithë këto vite në Kuvend dhe në politikë, jam në mendimin që në momentin që prokuroria hyn në hetim të gjithë duhet që të heshtin. Destabilizimi që ka krijuar një publikim i tillë prish shumë marrëdhënie punëmarrës dhe punëdhënës dhe kujtoj se shtete shumë më të forta dhe më të mëdha bien pre e sulmeve të tilla. Ky është sa sulm kibernetik aq edhe rrjedhje të dhënash dhe mendoj se ndëshkimi më i madh duhet të bëhet në këtë rast për të parandaluar rastet e tjera.

Unë mendoj se institucionet e drejtësisë përveç deklarimit të të dhënëve duhet të bëjnë një hetim të plotë dhe në lidhje me deklarimet dhe mosdeklarimet që ka dëmtuar marrëdhënien mes punëdhënësit dhe punëmarrësit.

Në sesionin e ardhshëm parlamentar ne do të rishikojmë ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale ndaj sulmeve të tilla dhe qëllimit destabilizues punëmarrës dhe punëdhënës”, ka thënë ai.

të fundit

Horoskopi 26 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria…

2 hours ago

Vuçiç përsërit thirrjen ndaj protestuesve për dialog: Iu kam ofruar atyre debat të hapur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve…

2 hours ago

EMRAT/ Identifikohet viktima e aksidentit në Vorë, policia shoqëron në komisariat shoferin

Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u…

2 hours ago

“Nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së”, Osmani: Ne nuk flirtojmë me fuqi të tjera! Rusia, Kina e Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së fundi ka zhvilluar një intervistë për televizionin polak “TVP World” ndërsa është pyetur për…

2 hours ago

Parlamenti i ri gati për nisje/ Data e seancës së parë dhe tre emrat e mundshëm të drejtuesit

Muaji shtator shënon nisjen zyrtare të legjislaturës së re parlamentare në Shqipëri, pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 11…

3 hours ago

4-vjeçarja u mb*t në pishinë në Greqi, lirohen me kusht prindërit dhe gjyshi i të miturës shqiptare, nesër përcillet në banesën e fundit

Prindërit dhe gjyshi i vajzës 4-vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinën e një vile në Paxos janë liruar me…

3 hours ago