shqiperi

SKANDAL në konkursin e Magjistraturës, në listën fituese shtohen 42 kandidatë

Në konkursin e Magjistraturës nga ku dalin prokurorët dhe gjyqtarët e rinj ka ndodhur skandali i radhës. Në konkursin ku duhet të kishin dalë fitues vetëm 79 emra, sipas korrigjimeve që u bënë në prani të të gjithëve, janë shpallur fitues 121 kandidatë, gjë që ka habitur të gjithë ata që kanë marrë pjesë në provim.

Pasi janë njohur me këtë, 27 prej kandidatëve i kanë dërguar një peticion drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi ku i kërkojnë anulimin e konkursit.

Të lidhura

None found

“Nga Drejtori i Shkollës z. Rakipi u pranua ditën e sotme se procesi i korrigjimit ka pasur probleme pasi pajisja scantron nuk ka funksionuar dhe po në datën 22 prill pasi janë larguar kandidatët janë korrigjuar edhe njëherë tezat pa prezencën e pjesëmarrësve dhe lista përfundimtare ka rezultuar me katër pikë plus për kandidatët fitues duke çuar listën përfundimtare fituese në 121 kandidatë. Ky fakt ka cenuar rëndë procesin dhe transparencën e cila parashikohet në Rregulloren e Brendshme të Shkollës. Sa më sipër kërkojmë anullimin e provimit të pranimit”, thuhet në peticion.

Lidhur me kërkesën e kandidatëve ka reaguar edhe drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi i cili thotë se rivlerësimi i tezave u bë pasi gabimisht scantron kishte llogaritur pikët maksimale 96 dhe jo 100.

“Ne kemi patur shumë ankesa dhe do vlerësohen një më një. Pas shqyrtimit të ankesave do përpilohet rezultati, ndërkohë që nesër do të zhvillohet provimi profesional tek kompleksi olimpik te pishinat në orën tetë. Dje scantron shpalli 79 fitues, ku shuma e pikëve është një qind pikë dhe scantroni gabimisht ka llogaritur listat duke u bazuar në 96 pikë. Nuk shoh arsye pse provimi të përsëritet, nuk bëmë gjë tjetër veçse korrigjuam gabimin e parë që kishte lënë jashtë garës të tjerët. Ankesat po i shqyrtojmë”, – tha Rakipi.

të fundit

Mali Mokna dhe Liqeni i Ujmanit, nis rruga për shpalljen zona të mbrojtura

Ministria e Mjedisit ka pranuar zyrtarisht Studimin për vlerat natyrore të Malit Mokna dhe Liqenit të Ujmanit, i cili do…

4 minutes ago

Vedat Muriqi pas golit të fitores ndaj Liverpoolit: Fenerbahce tregoi madhështinë e saj

Sulmuesi Vedat Muriqi thotë se iu treguan Evropës sa e madhe është Fenerbahce me fitoren ndaj Liverpoolit.Skuadra turke përmbysi rezultatin…

13 minutes ago

AUV launches oversight of the entire dairy chain, from farms to market

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka nisur zbatimin e Programit të Përhershëm të Survejimit dhe Monitorimit të Sektorit të…

18 minutes ago

Hoti: Over €2.5 million allocated to organizations providing social services

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit për shëndetin…

18 minutes ago

Pandovski: Political influence and funding undermine judicial independence

Kryetari i "Transparency International" Maqedoni, Blagoja Pandovski pas publikimit të Raportit të KE-së për vendin theksoi mangësitë në sundimin e…

19 minutes ago

Janevska on investigation at Goce Dellçev University in Shtip: The person has been identified and will face the consequences

Policia ka hapur një hetim ndaj një punonjësi të Universitetit Goce Dellçev në Shtip për dyshime për korrigjime të paautorizuara…

19 minutes ago