shqiperi

Situata me zjarret, Hoxha zbulon “sekretin”: Pse digjen vetëm malet ku nuk ka kultivim kanabisi

Gazetari Artan Hoxha foli në Abc Live në lidhje me zjarrin që vijon prej katër ditësh në ishullin e Sazanit duke theksuar se Shërbimi i Emergjencave Civile është tepër i dobët në vend duke patur pajisje si edhe fonde minimale, ndërkohë që sipas tij, hapësira më e madhe pyjore në vend administrohet nga bashkitë e vogla.

“Zjarri ka filluar mbrëmjen e së shtunës. U mendua se do të shuhej vetë, por mos ndërhyrja dhe mungesa e pajisjeve ka shkrumbuar çfarë ka mundur atje. Nëse nuk do të ishte ndërhyrja e avionit nga grëqia situata mund të ishte përkeqësuar. Ka një avantazh për mjetet nga ajri sidomos për zona që janë në breg të detit sepse mund të mbushet shumë lehtë. Neve vjet na u përvëlua Karaburuni dhe nuk e shuam dot”, tha Hoxha.

Hoxha tha në studio se zakonisht në Shqipëri digjen pyjet dhe malet ku nuk ka kultivim të kanabisit, pasi në rastet kur kjo ndodh, atëhere janë vetë kultivuesit që mbrojnë pyjet nga zjarri.

“Në zonat ku ka kultivim të kanabisit nuk ka zjarre. Çuditërisht malet që digjen janë zona që nuk kanë kultivim kanabisi. Me sa duket ata që kultivojnë kanabis aty dhe nuk lejojnë zjarre. Zjarret vijojnë nga dora e njeriut dhe jo nga natyra. Te Parku i Hotovës, një bari kishte vënë zjarr në pyll dhe brenda dy orësh çdo kafshë pune dhe çdo mjet u vu në dispozicoin për fikjen e zjarrit, sepse nëse do të avanconte zjarri mund të zbulonte parcela me kanabis. Çdo e keqe e paska nga një të mirë nga pas”, tha Hoxha.

të fundit

Horoskopi 14 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të lidhur me partnerin…

7 hours ago

Protesta të reja në të gjithë Serbinë, mbështetësit e Vuçiç qëllojnë protestuesit me mjete piroteknike

Në disa qytete të Serbisë edhe sonte janë mbajtur protesta antiqeveritare, ku po ashtu nuk ka munguar përleshja mes demonstruesve…

7 hours ago

FOTO/ Gjesti zbulon arsyen e mungesës nga muzika: Po përballem me një padrejtësi

Gjesti ka folur për herë të parë rreth mungesës së tij në skenën muzikore, duke ndarë me ndjekësit një mesazh.…

7 hours ago

Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen “kokë më kokë” dy automjete

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan. Përplasja ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Azotikut, ku…

8 hours ago

Aktivizohet një tjetër vatër zjarri në Gramsh, banorët e fshatit Ermenj kërkojnë ndërhyrje urgjente, rrezikohen banesat

Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Gramsh. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Ermenj. Fatkeqësisht zjarri po…

8 hours ago

Zjarret në vendin tonë, Greqia sensibilizohet me Shqipërinë: Jemi duke monitoruar situatën

Ambasada e Greqisë në Shqipëri i ka shprehur ngushëllime dhe mbështetje vendit tonë për situatën e krijuar nga zjarret. Përmes…

9 hours ago