shqiperi

Siguria ushqimore, PD: Qeveria ka dështuar, Ministria e Bujqësisë bashkëpunëtore në krim, drejtësia të veprojë

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari me anë të një deklarate për mediat, ka kërkuar nga drejtësia që të veprojë ndaj AKU-së.

Sipas tij, siguria ushqimore, që duhej të ishte një nga gjërat kryesore në këtë vend, por qeveria ka dështuar, ndërsa Ministria e Bujqësisë që është përgjegjëse direkte, është bashkëpunëtore në krim.

Të lidhura

None found

Deklarata e Grigels Muçollarit:

Për javë me radhë kemi ngritur shqetësimin jetik të mungesës së sigurisë ushqimore, me fakte dhe raste konkrete.

Qartësisht, Qeveria ka dështuar të bëjë detyrën në një prej sektorëve më jetikë. Ministria e Bujqësisë si përgjegjëse ka dështuar ose është bashkëpunëtore në krim.

Thirrja jone ka qenë që organet e drejtësisë të reagojnë sepse nuk ka indicie më të fortë për të nisur një hetim se sa lejimi në treg i produkteve të dëmshme për shëndetin. Nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa shëndeti dhe jeta e qytetarëve. Drejtësia nuk po vepron.

Edhe pse:

-AKU, agjencia që ka rolin kyç, që ka fondet dhe stafin, që është e ngarkuar me ligj ta ofrojë këtë shërbim, sigurinë ushqimore, ka dështuar.

Teksa reagojnë me vonesë ose nuk bëjnë detyrën kur informacioni u vjen i gatshëm, dhe kur dalin për kontroll del se malli është zhdukur, AKU dhe Ministrja e Bujqësisë lëvizin menjëherë kur ka denoncime, kur thuhet e vërteta.

Janë vigjilentë pra, symprehtë, janë energjikë për të mbrojtur imazhin e qeverisë.

Ne do të donim shumë, që AKU dhe Ministrja e Bujqësisë të kishin të njëjtin angazhim për të mbrojtur qytetarët nga ushqimet e produktet e dëmshme. Por kjo nuk ndodh.

Ndërsa hidhen në sulm ndaj opozitës apo qytetarëve të shqetësuar për sigurinë ushqimore, apo publicistëve e personave të njohur, njerëzit e qeverisë, nuk reagojnë ose reagojnë me shumë vonesë kur mallra, ushqime e produkte të rrezikshme hyjnë në tregun e në marketet tona.

Nëse do të bëhej puna e do të zbatohej ligji, AKU e funksionarët e qeverisë do të duhej të kontrollonin çdo gjë që në hyrje, në kufij e dogana. Kjo nuk ndodh.

Por, ata nuk e bëjnë punën as kur autoritetet e vendeve fqinje, të BE, apo kur organizmi i Komisionit Europian, lajmëron, lëshon alarmin. Ata vetë, AKU dhe funksionarët e qeverisë, në reagimet e tyre e pranojnë dështimin.

Pranojnë se produkte të rrezikshme hyjnë në treg, dhe se ata kanë ndaluar ose konfiskuar një pjesë të tyre. Po pjesa tjetër? Vetëm ky konfirmim i dështimit, është alarmues.

Partia Demokratike është e shqetësuar për mungesën e sigurisë ushqimore. Ne përsërisim kërkesën ndaj organeve ligjzbatuese dhe të drejtësisë të veprojnë. Përgjegjësit për këtë krim me pasoja të renda në shëndetin e qytetarëve duhet të mbajnë përgjegjësi.

Ne jemi të angazhuar dhe do të ngremë zërin e do të denoncojmë çdo rast kur qeveria dështon të ofrojë siguri për ushqimet.

Po ashtu, jemi të angazhuar me ekspertë e njohës të fushës të ofrojmë zgjidhje për këtë problem madhor.

Fëmijët tanë, prindërit tanë, të gjithë shqiptarët, meritojnë të konsumojnë produkte e ushqime të sigurta, që e përmirësojnë jetën nuk e shkurtojnë atë.

të fundit

Ambasadori Kaynar: Izraeli nuk fshihet pas Ron Yeffet, çdo shkelje duhet të hetohet nga autoritetet shqiptare

Ambasadori i ri i Izraelit në Shqipëri, Ohad Nakash Kaynar, është distancuar nga çdo lidhje e pretenduar mes shtetit izraelit…

5 seconds ago

Nottingham Forest mposht Chelsean në një përballje me pesë gola

Chelsea ka pësuar humbje në një ndeshje dramatike ndaj Nottingham Forestit, me rezultat 3-2, në kuadër të xhiros së 12-të…

2 minutes ago

Patriarku Kirill paralajmëron: Inteligjenca artificiale mund t’i bëjë njerëzit të panevojshëm dhe të afrojë Apokalipsin

Patriarku i Moskës dhe i Gjithë Rusisë, Kirill, ka ngritur shqetësimin për zhvillimin e shpejtë të inteligjencës artificiale, duke e…

8 minutes ago

Vëllai i Madh ndëshkon Akilin, Fuegon dhe Nichin: nominim dhe izolim për të tre

Vëllai i Madh ka marrë vendim për Akilin, Fuegon dhe Nichin, pas thyerjeve të rregullave brenda shtëpisë së Big Brother…

24 minutes ago

Përplasja mes Fuegos dhe Nichit për Antonetën: Nuk ke lidhje me të, xhelozia jote është e pajustifikueshme

Fuego dhe Nichi kanë pasur një diskutim të ashpër gjatë Prime-it të Big Brother VIP Kosova 5, pas shfaqjes së…

24 minutes ago

Antoneta shpreh zhgënjimin ndaj Nichit: Nuk më interesojnë faljet formale

Pas koncertit që u mbajt këtë javë në shtëpinë e BBVK, ndodhi një acarim i marrëdhënieve mes Antonetës dhe Nichit.…

24 minutes ago