Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen që tronditi rrëshenin paraditën e kësaj të marte.
Ndërsa ndodhej pranë spitalit të qytetit, Martin Bardhi, i cili së fundmi kishte dalë nga burgu, u vra me armë zjarri
None found
Mësohet se autorët, ende të paidentifikuar janë larguar nga vendngjarja me një automjet fuoristradë, tip ‘Jeep’, në drejtim ende të paditur.
Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimin duke mbledhur pamjet filmike të kamerave përreth zonës.
Shkak i vrasjes dyshohet të jetë hakmarrja.
Kujtojmë se në mars të këtij viti, viktima së bashku ,e djalin e tij kanë tentuar të vrasin me armë zjarri Saimir Reçin, nipin e Kastriot Reçit, pronari i një televizioni lokal në Lezhë, i vrarë me snajper në muajin janar të vitit 2021 në Rrëshen.
Si nisi sherri mes babë e bir dhe Saimir Reçit
Sipas policisë, Enrik Bardhi (djali i viktimës së sotme) ka pasur një konflikt me Saimir Rexhin për parakalim në rrugë.
Saimir Reçi dhe Enrik Bardhi kanë zbritur nga automjetet dhe janë përplasur fizikisht me njëritjetrin në mes të qytetit.
Më pas, Enrik Bardhi ka shkuar në banesë dhe së bashku me të atin, Martin Bardhi kanë marrë një armë zjarri pistoletë dhe kanë qëlluar në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte Saimir Reçi.
Autorët kanë qëlluar në një distancë të afërt në anën e shoferit të BMË, çka e dëshmuan dhe shenjat e plumbave, por mjeti i blinduar e shpëtoi të riun Reçi pa marrë lëndime./albeu.com
Dhurimi i spermës është një proces që përdoret për të ndihmuar çiftet apo individët që nuk mund të kenë fëmijë…
Tensionet dhe revolta qytetare përpara Parlamentit nuk kanë të ndalur, ndërsa tashmë në shënjestër të turmës ka rënë një tjetër…
Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hoda ka folur me rastin e 20-vjetorit të themelimit të institucionit, duke…
Infrakos ka njoftuar qytetarët dhe përdoruesit e rrugëve që kryqëzojnë linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Pejë që të respektojnë brezin e sigurisë…
Siguria energjetike sot është një përgjegjësi e përbashkët e të gjithë rajonit dhe mund të arrihet vetëm përmes infrastrukturës së…
Lionel Messi dhe kombëtarja e Argjentinës janë përgatitur për sfidën e tyre në fazën e 1/16-ve të Kupës së Botës…