shqiperi

Si ka ndryshuar ekonomia e Tiranës në 5 vite, ulen aktivitetet financiare, rritet pesha e administratës publike

Struktura e ekonomisë së Tiranës ka pësuar ndryshime në pesë vitet e fundit duke reflektuar një ulje të aktivitetit financiar (kompanitë e sigurimi, bankat etj), në një kohë që është rritur ndjeshëm pesha e administratës publike.

Përqendrimi i administratës publike në Tiranë, me ministritë dhe entet kryesore publike është një kontribuues i madh në ekonominë e qytetit. Edhe pse qeveria Rama u angazhua të reduktonte administratën publike me uljen numrit të ministrive në raport me 10 vite më parë, çka do të sillte edhe rënie te peshës që ka administrata në ekonomi, e kundërta ka ndodhur.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2020, aktivitet e “Administratës Publike” zunë 16.9% të ekonomisë totale të Tiranës nga 15.4 % që zinte në vitin 2015.

Pesha e administratës në ekonominë e Tiranës ishte në ulje nga viti 2015 në vitin 2018, por pas 2019 pësoi një rritje të shpejtë. Pesha e saj në ekonominë e Tiranës do të rritet më tej gjatë 2021 për shkak se punësimi në administratë u zgjerua ndjeshëm gjatë vitit të kaluar. Shteti ishte kontribuuesi kryesor në vendet e reja të punës në vitet e fundit, sipas INSTAT.

Në të kundërt pesha e aktiviteteve financiare gati është përgjysmuar në këto 5 vite. Në vitin 2020 aktivitet financiare zunë 2.4 % të PBB-së së kryeqytetit nga 4.2% që zinin në vitin 2015. Aktivitet financiare në vend janë të përqendruara në Tiranë, por shumica e tyre po tkurren sidomos në numër punonjësish dhe degësh të reja.

Tre degët më peshën më të madhe në ekonominë e Tiranës janë tregtia dhe shërbimet që kontribuojnë me 22.9% të totalit me një rritje në krahasim 2015, ku kontributi i kësaj degë ishte 21.6%.

Sektori i dytë më i madh është administrata publike dhe i treti më i madhe është sektori i ndërtimit. Megjithëse dy vitet e fundit sektori është përfshirë në zhvillime të vrullshme për shkak se lejet e reja për ndërtim po thyejnë rekordet, pesha e sektorit në ekonominë e Tiranës ishte 12.9 %, pothuajse e njëjtë me vitin 2015. Nisur nga lejet e dhëna gjatë vitit 2021 dhe 2022 pesha e këtij sektori do të vijë në rritje në vitin 2021.

Sektori i industrisë zuri 10.8% të ekonomisë së kryeqytetit me 2020 me një rënie gati 1% në raport me 2015. Industria përfaqësohet kryesisht nga industria fason.

Ekonomia e Tiranës kontribuon me gati gjysmë e ndryshimit vjetor të ekonomisë në rang vendi. Vitin e kaluar ekonomia shënoi rënie me 3.5%, ndërsa ekonomia e Tiranës kontribuoi në këtë rënie me 1,38 pikë përqindje.

Në vitin 2019 ekonomia e Tiranës u rrit me 2.1%, ndërsa ekonomia e Tiranës kontribuo me 1.15 pikë përqindje./Monitor

Burimi: INSTAT

të fundit

Të dehura në timon, arrestohen dy shoferë/ Vihet në pranga edhe 46 vjeçari që shkaktoi aksident me 4 të plagosur

Specialistët e qarkullimit rrugor në Tiranë kanë arrestuar shtetaset A. J., 39 vjeçe dhe B. K., 35 vjeçe, pasi u…

39 minutes ago

EMRI/ Plagosi biznesmenin në Kavajë, arrestohet autori

Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së një dite më parë në Kavajë. Shtetasi Eri Velecia, 42-vjeç, dyshohet se ka…

60 minutes ago

Ëndrra e Shqipërisë, trajneri i pretendentëve në Angli: Ky sulmues mund t’i dërgojë në Botëror, nuk do të më habisë

Arbër Hoxha është përmendur shpesh si dëshirë e Sergej Jakiroviç, që e kërkoi për te Hull Siti në Angli. Trajneri…

2 hours ago

SPAK kërkon ta arrestojë për aferat miliona euro, Balluku shfaqet duke festuar

Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga festimet e Krishtlindjes.…

2 hours ago

Mbape dhe Haland i bashkohen Lamine Jamal, njihuni me futbollistët më të shtrenjtë në këtë merkato dimri

Ylli i Barcelonës, Lamine Jamal, është një nga lojtarët më të mirë në qarkullimi dhe kartoni i tij kushton 200…

2 hours ago

Publikohen të tjera biseda të Ballukut me Evis Berberin: KM më kërkoi të takoj Ramë Gecin, 10 mln euro pa tvsh, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’ në Durrës

Zbardhen të tjera detaje nga dosja hetimore e zv.kryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestimin. Në një nga…

3 hours ago